Ushtaraku shqiptaro-amerikan përkrah Vjosa Osmanin, ka një ofertë publike për të

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan përkrah Vjosa Osmanin, ka një ofertë publike për të

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2019 Në ora: 08:59
Vjosa Osmani

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, po përkrah publikisht kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmanin.

Kjo e fundit, mbrëmë në emisionin Pressing, ka thënë se është kundër punësimeve partiake, dhe se do të rivlerësojë të gjitha konkurset e qeverisë në ikje.

Deklaratën e saj e ka vlerësuar lart ushtaraku Maralusha, i cili ka thënë se kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka mbushur zyret e shtetit me “analfabetë”, përcjell Bota sot.

Maralusha ka thënë se duhet të ketë vetting dhe pastrim në të gjithë sektorët, derisa ndihmë personale Osmanit i ka ofruar për “pastrimin e AKI-së”.

Reagimi i Maralushës:

E nderuara Vjosa Osmani. Jam me ju 100%, me deklaratën tuaj. Do të keni nevojë për një fshesë kolosare.

Pastrimi dhe Vetingu duhet të bëhet në të gjithë sektorët publikë/shoqërorë. Ramboja dhe të tjerët të koalicionit i mbushen zyret e shtetit me analfabetët e tyre. Ramushi është kulpriti më i madh.

Ju dëshiroj suksese. Por të tjerët nuk janë shumë mbrapa.

Unë mundem t’iu ndihmoj sa i përket pastrimit të AKI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat