Dyshja e fortë evropiane “pret” nyjën e Kosovës – Makron dhe Merkel kërkojnë tubim regjional për Kosovën

Aktuale

Dyshja e fortë evropiane “pret” nyjën e Kosovës – Makron dhe Merkel kërkojnë tubim regjional për Kosovën

Nga: F. B. Më: 25 shtator 2019 Në ora: 11:36
Merkel

Plani dhe ideja e presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane Angela Merkel është që të organizohet tubimi regjional për Kosovën dhe të nisen bisedimet intensive ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ka thënë presidenti serb Vuçiq pas takimit me Merkel.

Ai shtoi se nuk ka dyshim se Evropa dëshiron zgjidhje të problemit mes Prishtinës dhe Beogradit dhe në atë Gjermania po insiston.

Angela Merkel shprehet Vuçiq është lider i madhe dhe këtë e dëshmon me vëmendjen që i kushton vendeve të vogla dhe që Evropa është projekt i saj dhe ajo dëshiron stabilitet në afat të gjatë.

“Për këtë ‘të gjithë vëmendjen do të investoj në ruajtjen e stabilitetit dhe kërkon bisedime deri në gjetjen e zgjidhjes’” thotë Vuçiq.

Ai theksoi se përcaktimi i Merkel është që të përshpejtohen zgjidhjet e gjërave në Ballkan. “Gjermania dëshiron stabilitet dhe nga ne kërkon bisedime e bisedime dhe gjetje të zgjidhjes” thotë Vuçiq.

Ai ka njoftuar se me Merkel kanë biseduar edhe për projekte të veçanta ekonomike ndërkohë “ u ankua” që „Volfsvagen“ shkoi në Turqi, ndërsa Merkel i ka thënë se edhe kryeministri bullgar u ankua rreth kësaj, por ai beson në investime të reja gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat