Abazi i reagon ashpër Hazirit: Po manipulon rëndë, LDK e gatshme të tradhtojë sërish qytetarët

Aktuale

Abazi i reagon ashpër Hazirit: Po manipulon rëndë, LDK e gatshme të tradhtojë sërish qytetarët

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:47
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, për kandidantin e LVV-së për kryeministër, Albin Kurtin.

Abazi e ka quajtur skandaloze dhe të pacipë deklaratën e Hazirit, duke thënë se ajo është një paralajmërim se LDK-ja është e gatshme të tradhtojë votën qytetare, sikurse në të kaluarën kur formoi qeverinë me PDK-në.

Abazi ka thënë se “deklaratat e njeriut që ka përkrahur Thaçin dhe ndarjen e Kosovës”, janë kthim prapa dhe manipulim i rëndë me opinionin publik dhe jashtë frymës së bashkëpunimit për çkapjes e shtetit.

“Deklarata e shefit të shtabit të LDK është shenje e friksimit nga fitorja e madhe dhe e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje me 6 tetorit”, ka shkruar Haki Abazi në një postim në Facebook.

Postimi i Abazit:

Deklarata në KlanK e Lutfi Hazirit, për kandidatin e LVV për kryeministër, Albin Kurti, është skandaloze, e pacipe, kundërthënse dhe një paralajmërim se LDK është e gatshme të tradhëtoj votën qytetare përsëri sikur që ka bërë në të kaluarën duke bërë qeveri me PDK përkundër premtimeve, duke e bërë Thacin president dhe duke nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi për liberalizimin që nuk erdhi kurrë. Dështime fatale për shtetin.

Kualifikimet e Hazirit si shef i shtabit të LDK dhe njeriu që ka perkrahur Thacin dhe ndarjen e Kosovës në vazhdimësi, janë kthim prapa në hapa për LDK dhe manipulim i rëndë me opinionin publik dhe krejtësisht jashtë frymës së bashkëpunimit për çkapjen e shtetit, që është nevojë urgjente e prioritare.

Nëse dikush duhet akuzuar për ndryshim qëndrimesh apo qëndrime inekzistente që e kanë sjellur vendin në izolim dhe kollaps total duke ndihmuar edhe PDK edhe AAK në misionet e tyre, atëherë është e njohur për votuesit se Haziri në fakt është kameleoni që shërbehet me frazologji te thatë dhe të pakuptim si në këtë rast, për të justifikuar dështimin dhe gabimet e rënda.

Deklarata e shefit të shtabit të LDK është shenje e friksimit nga fitorja e madhe dhe e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJE me 6 TETOR.

Erdhi Dita- LVV është shpëtimi dhe garancioni i pandashmërisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat