Betohet Marigona Geci: Kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhtoj – mahnitës veprimi i saj në ditën e parë të fushatës

Aktuale

Betohet Marigona Geci: Kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhtoj – mahnitës veprimi i saj në ditën e parë të fushatës

Nga: N.H Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:09
Marigona Geci dhe Gani Geci

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit zyrtarisht ka filluar sot, më 25 shtator, dhe do të zgjasë 10 ditë.

Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e ka filluar fushatën zgjedhore me moton, “Jam nënë e dua familjen”.

Marigona, që është e bija e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ka vizituar dhe ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Ajo ka thënë se do ta respektoj gjithnjë punën e madhe të këtyre dy burrave të mëdhenj që pati Kosova.

“Do ta respektoj luftën e babait tim Gani Gecit dhe komandantit Legjendar Adem Jasharit. Do ta vazhdoj rrugën politike të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. Njeriu në jetë duhet të ketë durim, të mirat vijnë pastaj. Motoja e LDK-së: Beso se unë betohem se kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhtoj”, ka thënë Marigona Geci.

Tutje, ajo ka theksuar se gjithnjë do të jetë një zë i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të jem zëri i mbështetësve dhe familjes sime si nga ana e babës ashtu edhe nga ana e bashkëshortit. Para Varrit të Dëshmorit të Kombit. Para fëmijës së palindur! Para nënës shtatzënë! Para rinisë! Para prindërve dhe gjyshërve! Para jush, që thyet robërinë! Para Jush luftëtarë ! Para Jush qytetarë! Përkulem, unë bija e Juaj ! Ju, roje e përjetshme e Atdheut ! Përkulem, unë bija e Juaj”, është shprehur Marigona Geci.

Kujtojmë se Marigona Geci kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së, ka numrin 78 në listën e LDK-së. /BS.

Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat