Publikohet fotografia e rrallë e Rugovës, opinionisti tregon se si “cubat e pasluftës” propaganduan më këtë fotografi

Aktuale

Publikohet fotografia e rrallë e Rugovës, opinionisti tregon se si “cubat e pasluftës” propaganduan më këtë fotografi

Nga: N.H Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:07
Ibrahim Rugova

Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar në fotografi të rrallë të presidentit Rugova.

Mehmetaj shkruan se këtë foto “cubat e pasluftës” e botuan me sqarimin e falsifikuar kinse Rugova para varrit të ushtarit serb, ndërsa, ai shpjegon se në fakt Rugova këtu i bënte nderime Jan Pallahut.

Ja shkrimi i tij:

Kujtime: Fushatat e pasluftës

Rugova para varrit të Jan Pallahut

Për ta denigruar presidentin Rugova, cubat e pasluftës e botuan një fotografi me "sqarimin" e falsifikuar: Rugova para varrit të ushtarit serb!

Në fakt Rugova i bënte nderime Jan Pallahut, simbolit çek të rezistencës, që e dogji vetën, sepse nuk u pajtua me okupimin sovjetik (rus) të Çekosllovakisë. Njerëzit e painformuar u çoroditën, derisa nuk u dha sqarimi.

Në foto shihej vetëm presidenti Rugova, derisa binte në gjunjë. Atë fotografi kurrë më nuk e pashë, ndërsa e huazova një foto tjetër të botuar më vonë.

Lufta speciale e cubave vazhdon...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat