Ramiz Kelmendi i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Ja si e quan deklarimin e kandidates së LDK-së për kryeministre

Aktuale

Ramiz Kelmendi i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Ja si e quan deklarimin e kandidates së LDK-së për kryeministre

Nga: N.H Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:18
Ramiz Kelmendi dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka reaguar ndaj disa deklaratave të kandidatës së LDK-së për kryeministre.

Ai thotë se ishte deputet i pavarur kur iu ofrua oferta nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtorë që të shkonte në LDK dhe të merrte pozitën e zëvendëskryeministrit.

Sipas Kelmendit, gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa. Ai madje, e quan si gënjeshtër deklarimin Vjosa Osmanit dhënë në një televizion.

Ja shkrimi i tij:

Demant - Vjosa Osmanit për deklaratën e dhënë në Media, në Pressing!

Isha Deputet i Pavarur dhe kur mu ofrua oferta nga Kryetari i LDK-së Isa Mustaga me bashkëpunëtorë që të aderoja në LDK dhe të marrë pozitën e zv/Kryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës (ku jemi vet-vlerësuar e vlerësuar si Qeveri e suksesit), e pranova si detyrë dhe obligim.

Meqenëse isha i suksesshëm, kërkova nga Kryetari Muetafa të vazhdoj pozitën për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por, duke kuptuar pozitën e Kryetarit gjatë një takimi, vendosëm të ndahemi miqësisht nga LDK. Gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa dhe duke i ruajtur bisedat personale, dua ta demantojë Vjosën për deklaratën gënjyese në T7.
Sa i përket deklaratave të tjera, punën e tregojnë rezultatet e kompanisë sime!

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat