AAK-PSD nis fushatën në Therandë: Kur vjen puna të shteti i Kosovës, nuk ka interes personal

Aktuale

AAK-PSD nis fushatën në Therandë: Kur vjen puna të shteti i Kosovës, nuk ka interes personal

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:07
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Sot zyrtarisht partitë politike kanë filluar fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor,

 Koalicioni AAK-PSD  ka nisur fushatën elektorale në qytetin e Therandës.

Edhe pse kandidati për kryeministër i këtij koalicioni nuk mori pjesë në tubim pasi gjendet në SHBA, fjalimin e nisi kryetari i PSD-së dhe njëherësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se Kosova nuk mund të jetë e plotë nëse japim territore.

“Duhet me nejt bashkë se Kosova po rrezikohet”, u shpreh Ahmeti.

“Kur vjen puna të shteti i Kosovës nuk ka interes personal”

“Nuk ka kallu koha e rrezikut”

“Nuk jeni duke votuar për Ramushin a Shpendin, por jeni duke votuar për Kosovën”

“Ju e dini që këto zgjedhje u shkaktuan për shkak të skenarëve me nda Kosovën. Duhet me mbrojt  Kosovën që ta kemi 100% shtet”, tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj tha se arsyeja që erdh deri te zgjedhjet ishte taksa, për mos t’i leju të tjerat të bëjnë pazare me tokat tona.

“Me të drejt mendoj që Ramushi ia kthej sovranin popullit” tha ai

“E kemi shancen historike me 6 tetor, jemi të sigurt që kjo datë  ka më ju dhënë  përgjigje atyre që kane tentu me dëmtua këtë vend edhe Kosova do të jetë me juve”, tha Haradinaj.

AAK-PSD hap fushatën në Suharekë (Drejtpërdrejt)

Koalicioni AAK-PSD hap fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat