‘Dora e deputetit mund të hedh një copë gaz, apo një copë territor’

Aktuale

‘Dora e deputetit mund të hedh një copë gaz, apo një copë territor’

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Një fotografi është duke qarkulluar kohëve të fundit, teksa shihet kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, duke hedhur gaz lotjsllës në seancën ku është miratuar demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në mbishkrimin e asaj fotografie, thuhet se “dora e deputetit mund të hedh një copë gaz, apo një copë territor”, duke aluduar në të gjithë deputetët të cilët përkundër kundërshtimeve, e kishin votuar demarkacionin me Malin e Zi.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, e kishin votuar demarkacionin me Malin e Zi, përkundër që këto partitë e fundit, për dy vite rresht e kishin kundërshtuar, duke thënë se Kosova po i humb 8 mijë e 200 hektarë me demarkacion, të cilin e votuan.

Valon Ramadani, ishte deputet në legjislaturën e kaluar, dhe ishte njëra ndër deputetët që fuqishëm e kundërshtuan demarkacionin.

Po ashtu, Ramdani, garon edhe në këto zgjedhje për të marrë pozitën e deputetit në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mban numrin 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat