Ahmeti: Ramushi më tha se po shkon në Amerikë të mos i lejojë Thaçin dhe Vuçiqin të gatuajnë hartë të re për Kosovën

Aktuale

Ahmeti: Ramushi më tha se po shkon në Amerikë të mos i lejojë Thaçin dhe Vuçiqin të gatuajnë hartë të re për Kosovën

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:33
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka nisur fjalimin e tij në hapja zyrtare të fushatës zgjedhore të koalicionit AAK-PSD në Suharekë duke treguar arsyen e udhëtimit të Ramush Haradinajt për në SHBA dhe mungesën e tij në këtë tubim.

“Të dielën kandidati jonë për kryeministër Ramush Haradinaj më tha se po i duhet të shkojë për Amerikë. Të martën me u nis e të enjten në mëngjes të kthehet. Unë i thashë që s’ka kuptim t’ia nisim fushatën pa ty në Therandë. Më tha s’kam qare pa shkuar sepse kur s’po jemi aty po ndodhin sende të këqija po ndodhin për Kosovën”.

“Tha ka shkuar Presidenti i Kosovës dhe ish ai i Serbisë e mos janë duke e gatuar ndonjë hartë për me na nda Kosovën sikur e bënë vitin e fundit”.

“Ky është slogani jonë i koalicionit, jo vetëm 100 për qind taksë, por 100 për qind Kosovë. Ajo nuk është e plotë nëse japim komuna apo nëse e ndajmë, Kosova mund të përparojë nëse e ka territorin 100 për qind”.

“Dallimi mes neve dhe atyre është shumë i thjesht. Kur ata të tjerët donin të bënin koalicion, u prishën për poste. Kur ne kemi fill bisedimet me Ramushin kemi folur dhe kemi thënë se duhet të qëndrojmë bashkë për Kosovën. S’ka pasë diskutime të ndarjeve të posteve, jo unë ministër apo ai”.

“Ishte e qartë sa dorëheqja e Ramushit se kur vjen puna te shteti i Kosovës nuk interes personal, s’ ka karrige, s’ka pozitë e as poste, por guxim përkushtim dhe dije për ta mbrojtur Kosovën”.

“Nuk ka kaluar koha e rrezikut, nuk është që s’ka ende plane për ta ndarë Kosovën. Me AAK-në dhe me ndihmën e PSD i kemi ndalë disa gjëra të këqija. I kemi bërë edhe disa vendimeve pozitive siç është ushtri”.

“Më herët u mburrën me taksën, tash kanë filluar të zmbrapsen, po thonë se do ta largojmë taksën ende pa ardhur në Qeveri. Tash po thonë do të bashkëpunojmë edhe me Thaçin”.

“Koalicionin AAK-PSD, pushteti nuk na ndryshon asnjëherë, ta mbrojmë Kosovën dhe të jemi 100 për qind shtet është qëllimi ynë”.

“Nuk është e rastësishme pse e kemi zgjedhur Therandën për të nisur fushatën, këtë po e tregon edhe numri i madh i juaj. Nga këtu po dërgojmë mesazh nuk jeni duke votuar për Ramushin, Shpendin apo Dautin, por për Kosovën. Këto zgjedhje po mbahen sepse u shkaktuan për shkak të skenarëve për me ta ndarë Kosovën”.

“Më 6 tetor do të votoni për të mbrojtur Kosovën dhe jo për individë. I lehtë është edhe numri 119 koincidon edhe me rangimin e Kosovës në FIFA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat