Vjosa Osmani, “dridhë” Prishtinën, rikthehet LDK e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Vjosa Osmani, “dridhë” Prishtinën, rikthehet LDK e Ibrahim Rugovës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:04
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Në tubimin qendror të hapjes së fushatës zgjedhore, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin me dukurinë e ikjes së të rinjve nga Kosova, duke thënë se bashkëndjenë me “çdo nënë që përcjell fëmijën në stacionin e autobusëve”.

Osmani ka thenë se si kryeministre, do të bashkëndjejë me qytetarët e Kosovës. “Unë e kuptoj dëshpërimin e secilit prej jush, unë i kuptoj ëndrrat e thyera të secilit të ri në Kosovë. Por, nga tash e tutje, ju do të keni një kryeministre që do të kujdeset për secilin prej jush, sepse secili fëmijë i sëmurë në spital është edhe fëmija im, sepse secili i moshuar me pension lëmoshë është edhe gjyshi im, sepse secila ëndërr e thyer e një vajze të re, është ëndërr e thyer e imja, sepse secila nënë që e përcjell në stacionin e autobusëve fëmijën e vet, është edhe nëna ime, sepse secili babë që me punë të ndershme mezi arrin ta mbajë familjen, është edhe babai im”, ka thënë Osmani.

Image

Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t'i besojnë LDK-së, për t’ia kthyer dinjitetin secilit qytetar të vendit tonë, në mënyrë që të gjithë ne, pa dallim, të ndihemi krenarë që jemi pjesëtarë dhe të zot të këtij vendi.

“Të ndihemi sërish krenar dhe të privilegjuar se mund t'i shërbejmë këtij vendi me përulje, dhe me dashuri ndaj Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian, atdheut tonë të shenjtë dhe të përhershëm”, pohoi Osmani.

Para dhjetëra mijëra qytetarëve, Osmani tha se “unë jam njëra nga ju dhe e tillë do të mbeten”.

“Më 6 tetor, të dashur qytetarë, ju ftoj që ta përkrahni këtë projekt për përjetësinë e Kosovës, sepse më 6 tetor LDK-ja synon që t’ia rikthej fronin sovranit, popullit të Kosovës, fëmijëve tanë, të rinjve, burrave dhe grave”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Image

“Unë dua që dy vajzat e mia dhe gjithë fëmijët e Kosovës të rriten në Kosovën tonë, me edukatën tonë dhe një ditë të jenë krenare për vendin e tyre të dashur. Për këtë duhet besim, na besoni të nderuar qytetarë, besoni në LDK dhe në fuqinë tuaj për ndryshimin e madh dhe ndryshimin historik që po na pret dhe për ditët e mira që po na presim”, shtoi ajo.

***

Sheshet kryesore të Prishtinës janë mbushur me përkrahës të LDK’së mbrëmjen e sotme. Para tyre ka dalë kreu i partisë, Isa Mustafa dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në sheshet kryesore të Prishtinës, LDK-ja ka mbajtur tubimin qendror për nisjen e fushatës.

Aty për ta dëgjuar fjalimin zyrtar të Osmanit me fillimin e fushatës 10-ditore kanë marrë pjesë mijëra përkrah të LDK’së.

Image

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se është duke ardhur koha e ndryshimit ku qytetarët do t’i thonë lamtumirë qeverisjes së keqe.

Ajo kështu ka thënë gjatë fjalimit për hapjen zyrtare të fushatës të LDK-së, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Image

“LDK i beson lirisë si vlera më e madhe njerëzore, i beson njeriut të Kosovës, shtetit të Kosovës të cilin duam ta ndërtojmë sipas vlerave demokratike. Ne jemi sot më të bashkuar se kurrë dhe më të vendosur se kurrë për fitoren e LDK-së. Jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar rrugën e shenjtë për republikën tonë”.

“Jam sot këtu me zemrën plotë, me bindjen e thellë dhe besimin e pathyeshëm se nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën e fitores. Ne si popull kemi kaluar nëpër sfida të cilat i kemi tejkaluar falë vizionarit Ibrahim Rugova – si dhe falë sakrificës dhe luftës së popullit tonë për liri. Përkulem sot para sakrificës se familjes Adem Jashari si dhe para të gjithë heronjve të Kosovës”.

Image

“LDK ka një trashëgimi të madhe që do të na ndihmojë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës, këtë vepër që e nisi dhe do ta përfundojë LDK-ja”.

“Ora e ndryshmit të madh po vjen, LDK në aleancë me ju, me 6 tetor do t’i thotë lamtumirë qeverisjes së keqe në vend. LDK ashtu sikur në kohën e Rugovës, po hyn më e bashkuar se kurrë për fitore”.

“Atë ditë do të çlirohemi nga ata që rrënuan besimin në institucionet e vendit dhe nga ata që rrënuan miqësinë me partnerët ndërkombëtarë. Fitorja jonë do ta ktheje Kosovën në hartën me plotë dinjitet për të qeverisur”.

Image

“Ne sot dalim me një program që fokusohet në interesat e qytetarëve tanë. Ne dalim sot para jush me një ekip njerëzish të përkushtuar, të ndershëm dhe profesionistë. Programi ynë do t‘ia hapë vendit tonë dyert e mbyllura”.

“Republika e Kosovës nuk ka nevojë për një qeveri megalomane e cila për fatin e keq të Kosovës do të kujtohet si qeveri e skandaleve”.

“Për LDK-në, siguria publike, rendi dhe ligji janë domosdoshmëri. LDK-ja në këto zgjedhje e ka vendosur në qendër të saj, familjen dhe rininë sepse këto janë shtyllat kryesore të shtetit tonë. Brezi ynë i ri duhet ta shoh perspektivën këtu dhe jo jashtë vendit”.

Vjosa Osmani: Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot përkrahësit e saj në sheshin kryesor të Prishtinës, ku ka shënuar ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Aty kryetari i LDK-së ka thënë se Kosovën në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë LDK në krye me Vjosa Osmanim, për të cilën tha se do të marrë vendime të mëdha e në të cilat e ka përkrahjen e plotë të LDK-së. E Vjosa Osmani e cila pretendon të jetë shef qeverie pas zgjedhjeve të 6 tetorit, tha se askush nuk mund ta ndalë fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që sipas saj po hyn në zgjedhje më e bashkuar se kurrë.

Isa Mustafa tha se kanë vendosur që me përkushtimin më të madh të qeverisin me Kosovën, në krye me Vjosa Osmanin.

Image

Mustafa: LDK ka vendosur të qeverisë Kosovën në mandatin që vjen

“Me përkushtimin më të madh, LDK-ja ka vendosur të qeverisë Kosovën në mandatin që po vjen, dhe nuk ka askush që na ndal që ne të qeverisim. Ne kërkojmë ta kemi përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, që të qeverisim mirë këtë vend, që zgjidhim sfidën që ne do të sfidohemi, që ta çlirojmë këtë vend nga korrupsioni, grryerja nga brendshme e shtetit të Kosovës, të tregojmë se ne mund t’ia dalim, mund ta bëjmë një shtet me vlera demokratike, një shtet në të cilën do të gëzon liria e qytetarit, se ne do të arrijmë të thellojmë bashkëpunimin me gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe të bëhemi pjesë e BE-së, sepse kemi rini evropiane dhe jemi shtet evropian, dhe askush nuk mund të mohoj këtë gjë”, tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për kufijtë e Kosovës, ku tha se çdo pëllëmbë e vendit është territor i Republikës së Kosovës dhe as nuk mblidhet as pjesëtohet.

Mustafa: Në qeverinë e LDK-së as nuk e mbledhin shtetin as pjesëtojmë

“Kosova dhe ne kemi një shtet, ky shtet është Republika e Kosovës, është shteti i Ibrahim Rugovës. Ne këtë shtet në qeverinë tonë as nuk e mbledhim dhe as nuk e pjesëtojmë. Çdo pëllëmbë e këtij vendi është territor i Republikës së Kosovës, dhe i takon Kosovës. Ky është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe këtë qëndrim do ta respektoj Qeveria jonë e ardhshme, në krye me Vjosa Osmanin”, tha ai.

E Vjosa Osmani, kandidate për kryeministër nga kjo parti, tha se LDK sot është me bashkuar se kurrë dhe se nuk ka asgjë që mund të ndalë fitoren e saj.

Osmani tha se fitorja e LDK-së do ta kthejë Kosovën plot dinjitet në hartën e vendeve të lira prej ku sipas saj e larguan pushtetarët e papërgjegjshëm dhe të padijshëm.

Osmani: Sfidat i kemi tejkaluar falë presidentit Rugova dhe sakrificës së heronjve

“Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndal rrugën që e kemi nisur, rrugën e fitores. Ne si popull kemi kaluar nëpër sfida, të cilat i kemi tejkaluar falë vizionit largpamës të ideatorit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit tonë historik Ibrahim Rugova. Si dhe falë sakrificës, e luftës së popullit tonë për liri, përkulem sot dhe çdo ditë, pa sakarinës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë heronjve dhe heroinave të Kosovës, falë të cilëve ne jemi sot këtu dhe angazhohemi për Kosovën”, tha Osmani.

Osmani u zotua se do të jetë pranë qytetarëve prej 6 tetorit, pa bërë asnjë dallim.

Osmani: Krejt Kosova është me LDK-në

“Do të jem kryeministre e të gjithë qytetarëve pavarësish bindjeve politike, moshës, etnisë, gjinisë, regjionit e religjionit. Dhe këtë e dinë edhe kundërshtarët tanë politik të cilët sot kishin tentuar të mblidhen në Mitrovicën time, por s’po e shohin që krejt Mitrovicën e kemi këtu, krejt Mitrovica është këtu, krejt Kosova është këtu, krejt Kosova është me LDK-në”, tha ajo.

Ajo tha se qeveria e kaluar do të mbahet mend vetëm për skandale, ndërkohë që u zotua se me të në qeverisje do të ndermirën hapa të shpejtë për dekriminalizimin e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Osmani: Qeveria e LDK-së do të ndërmarrë hapa të shpejtë

“Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga LDK do të shpërthejë izolimin e Republikës së Kosovës  që e kemi si pasojë e politikanëve kryeneç e keqbërës. Republika e Kosovës nuk ka nevojë për një qeveri mëgalomane siç ka qenë e ashtuquajtura qeveri e vendimeve të mëdha, e cila për fatin e keq të Kosovës, do të kujtohet vetëm si qeveri e skandaleve, e grykësisë dhe gllabarimeve të mëdha. Qeveria e LDK-së do të ndërmarrë hapa të shpejtë për dekriminalizimin e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, duke përfshirë vetingun dhe krijimin e institucioneve të veçanta ër hetim të pasurisë”, tha ajo.

Osmani, para qytetarëve në sheshin kryesor të Prishtinës, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore tha se ora e ndryshimit të madh po vjen, dhe se më 6 tetor do t’i thuhet lamtumirë shpërdorimit dhe qeverisjes së keqe me vendin.

Në tubimin e LDK-së ka folur edhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ftoi qytetarët të përkrahin Vjosa Osmanin për kryeministër, ndërkohë që tha se e mbështesin plotësisht Osmanin dhe LDK-në.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës, ku ka shënuar ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Aty kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosovën në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë LDK në krye me Vjosa Osmanim, për të cilën tha se do të marrë vendime të mëdha, në të cilat e ka përkrahjen e plotë të LDK-së.

Mustafa shtoi se kanë vendosur që me përkushtimin më të madh të qeverisin me Kosovën, në krye me Vjosa Osmanin.

“Me përkushtimin më te madh LDK ka vendosë të qeverisë Kosovën në mandatin që po vjen. Dhe s’ka askush që na ndal që ne të qeverisim. Ne kërkojmë ta kemi përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, qw ta qeverisim mirë këtë vend, që ta çlirojmë ketë vend nga korrupsioni, nga gërryerja e brendshme, të tregojmë që ne mund t’ia dalim, mund ta bëjmë një shtet me vlera demokratike. Ne do të arrijmë të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet e BE-së, dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne do të thellojmë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Do u ofrojmë gjithë qytetarëve punë, shkollim të mirë, perspektivë më te ardhmen”, tha Mustafa.

“Çdo pëllëmbë e këtij vendi është territor i Republikës sw Kosovës dhe i takon Republikës sw Kosovës. Ky është qëndrimi i LDK-së dhe këtë qëndrim do ta respektojë qeveria e ardhshme në krye me Vjosa Osmanin”, shtoi ai.

Ai tha se Vjosa Osmani si kryeministre do ta ketë përkrahjen e plotë të LDK-së për vendimet që do t’i marrë, që siç tha ai Osmani do të marrë vendime të mëdha, mbi bazën e ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.

Vjosa Osmani, e cila synon të udhëheq ekzekutivin, ka deklaruar se asgjë nuk e ndalë fitoren e LDK-së.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka thënë se ora e ndryshimit të madh po vjen.

“Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur, rrugën e fitores. Në si popull kemi kaluar nëpër sfida të cilët i kemi kaluar falë vizionit largpamës të presidentit historik Rugova dhe falë sakrificës për liri. Përkulëm para sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë heronjve dhe heroinave”, tha ajo.

Osmani tha se LDK po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë, sipas saj, sikur në kohën e Ibrahim Rugovës. “LDK ashtu si në kohën e Rugovës po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për fitore. Atë ditë, më 6 tetor, mbaje mend se do të çliroheni nga ata që rrënuan besimin në institucionet e Kosovës. Fitorja e jomë në këto zgjedhje do ta kthejë Kosovën plot dinjitet në hartën e vendeve të lira. Ne sot dalim para jush qytetar me një program Politik qeverisës modern, që fokusohet në interesat vitale të qytetarëve”, tha Osmani

Mustafa: 6 tetori do të jetë festë për LDK-në dhe kthesë historike për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në tubimin qendror të fillimit të fushatës zgjedhore, se dita e zgjedhjeve të 6 tetori, do të jetë festë për fitoren e LDK-së dhe do të shënojë kthesë historike për Kosovën.

“Fjalën time dua ta filloj me një falënderim shumë të madh për përkrahjen që po na jepni dhe me thirrjen për mobilizim që 6 tetorin ta kthejmë në festë për fitoren e LDK-së dhe shpresë për Kosovën. Kemi ardhur deri këtu duke besuar në Zot, duke besuar në qytetarin dhe duke besuar në shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai pohoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është familje e madhe, sikur familjet kosovare, anëtarët e së cilës debatojnë rrafsh, për gjithçka dhe në fund, i gjejnë zgjidhjet më të mira.

Image

“Saktësisht ashtu kemi vepruar edhe ne. E kemi ruajtur familjen tonë, për ta ruajtur Dardaninë tonë, siç thoshte Presidenti Rugova. I kemi zhgënjyer ata që investuan gjithçka për ta zhbërë Lidhjen tonë Demokratike, por, ju kemi gëzuar juve, qytetarë të Kosovës. Sot jemi dyfish më shumë sesa kemi qenë para 10 vjetësh”, shoi kreu i LDK-së.

Duke folur për përkrahjen qytetare për LDK-në, Mustafa ka thënë se mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës është rritur vazhdimisht, sepse jemi shndërruar në alternativën qytetare të preferuar.

“Si çdo familje kosovare. Jam i bindur se më 6 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitoj bindshëm, sepse kemi programin më të mirë qeverisës, kemi kandidatët më të mirë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës dhe sepse atyre u prinë kandidatja më e mirë, kryeministrja e parë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, tha kryetari i LDK-së.

Sipas tij, Vjosa Osmani do të jetë kryeministre, sepse e ka mbështetjen e plotë të LDK-së, që ta zbatoj programin e LDK-së dhe që do ta fitoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse do të zbatoj ligjet dhe Kushtetutën e shtetit tonë.

Duke iu drejtuar nënkryetarit të PPE-së, Dara Murphy, i cili ka ardhur në Prishtinë përhapjen e fushatës së LDK-së, Mustafa ka thënë se “vendi ardhmërinë e kërkon në Bashkimin Evropian, sepse ne kemi kulturë evropiane, kemi rini evropiane, jemi popull dhe shtet evropian.

“Ne kemi një shtet Republikën e Kosovës. Kemi shtetin e Ibrahim Rugovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shteti ynë as nuk pjesëtohet e as nuk bashkohet. Çdo pëllëmbë e këtij vendi është tokë e Kosovës dhe i takon Kosovës. Ne i përkushtohemi shtetit tonë ashtu siç i përkushtohemi familjes tonë. I kuptojmë brengat dhe kërkesat tuaja. Ju, qytetarë të respektuar shqetësoheni për papunësinë e madhe, për varfërinë, për shkollimin e fëmijëve tuaj, prandaj alternativa e vetme është që ta votoni numrin 134, LDK-në dhe kryeministren e re Vjosa Osmani”, përfundoi Mustafa.

 

****

Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian i kanë dhënë të mërkurën mbështetje të fuqishme kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.

Duke nënvizuar se Kosova ka dëshmuar se me qeverisjen e LDK-së ecë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, nënkryetari i PPE-së ka pasur një mesazh për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor. 

“Vetëm pas 11 ditësh qytetarët e Kosovës do të duhet të bëjnë një zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tyre. Ata do të vendosin se a do të vazhdohet me stagnim, konflikte të brendshme dhe tensione nacionaliste, apo votuesit do t’i japin besimin për drejtimin e shtetit LDK-së dhe Vjosa Osmanit, një partie dhe një kandidateje që punojnë për një Kosovë prosperuese stabile dhe që lëvizë drejt rrugës së saj Euroatlantike. Mendoj se zgjidhja është e qartë. Ne si PPE qëndrojmë plotësisht prapa LDK-së dhe Vjosës”, ka thënë Murphy.

***

Lidhja Demokratikë e Kosovës ka filluar fushatën e saj zyrtarisht nga qendra e Prishtinës. 

Sheshi “Skendërbeu” në kryeqytet është bërë gati për hapjen e fushatës së LDK’së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Ku në këto momente shihet sheshi i mbushur nga mijëra simpatizant të kësaj partie.

LDK nisi fushatën me tubimin qendror në ora 19:00 në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK’ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat