Endrit Shala i falenderon në mënyrë të veçantë përkrahësit e NISMA-s

Aktuale

Endrit Shala i falenderon në mënyrë të veçantë përkrahësit e NISMA-s

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:19
Endrit Shala

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA/AKR/PD, Endrit Shala, i ka falenderuar në mënyrë të veçantë të gjithë përkrahësit e partisë në të cilën gjendet, e veçmas ata që morën pjesë sonte në hapjen e fushatës zgjedhore.

Shala, i cili në këto zgjedhje garon me numër 8 në listën e koalicionit NISMA/AKR/PD, është shprehur shumë mirënjohës për përkrahjen që është duke e marrë nga qytetarët në këto zgjedhje.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, është shprehur se kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj u zotua se ai dhe ne të gjithë, do jemi zëri i secilit qytetar të Kosovës, secilit punëtor, prodhues, tregtar a ndërrmarrës.

Përtej kësaj, Shala ka premtuar se me Fatmir Limajn kryeministër, në Kosovë do të bëhen reformat e duhura në drejtësi, do të mbështetet diaspora dhe do të krijojnë mirëqenie sociale përmes pakos sociale.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, është zotuar se do të vazhdojnë të përkrahin secilin prodhues vendor, ashtu siç e ka bërë në të kaluarën.

Në fund Shala ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat