Veseli: Në “Kroin e Vitakut” do ta nismin bashkimin e Mitrovicës

Aktuale

Veseli: Në “Kroin e Vitakut” do ta nismin bashkimin e Mitrovicës

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:29
Kadri Veseli

Kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli ka thënë se në “Kroi i Vitakut”, do ta nisim bashkimin e Mitrovicës.

“Kemi sakrifikuar shumë që Kosova të jetë e çliruar dhe Mitrovica e bashkuar. Dhe, të jeni të sigurt, që sa të jenë gjallë bijtë e Shalës dhe stërnipat e Isë Boletinit, bijtë e Drenicës dhe stërnipat e Azem Galicës, Mitrovica kurrë nuk ndahet”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Me banorët e guximshëm të lagjes “Kroi i Vitakut”, aty ku do ta nisim bashkimin e Mitrovicës. Kemi sakrifikuar shumë që Kosova të jetë e çliruar dhe Mitrovica e bashkuar. Dhe, të jeni të sigurt, që sa të jenë gjallë bijtë e Shalës dhe stërnipat e Isë Boletinit, bijtë e Drenicës dhe stërnipat e Azem Galicës, Mitrovica kurrë nuk ndahet.

Bashkim dhe jo ndarje duhet të ketë edhe rreth vizionit tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Për një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu.

Fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, më 6 tetor do ta festojmë edhe te “Kroi i Vitakut”. #PDK112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat