Brestovci: Ngritja e vetëdijes së qytetarit është lufta më e madhe kundër korrupsionit

Aktuale

Brestovci: Ngritja e vetëdijes së qytetarit është lufta më e madhe kundër korrupsionit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:12
Bekim Brestovci

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Bekim Brestovci sonte në Zona Zgjedhore ka thënë se vetëdija e qytetarëve është lufta më  e madhe kundër korrupsionit.

Ai thotë se qytetarët në shtete perëndimore nuk janë pjesë e aferave korruptive, siç ndodh në Kosovë.

‘’Kemi probleme me gjyqësorin. Në Kosovë kemi shumë pak denoncime të korrupsionit. Vetë qytetari që është pjesë e aferës korruptive. Ngritja e vetëdijes së qytetarit është lufta më e madhe kundër korrupsionit. Unë vij nga shteti perëndimor, ku në vetëdijen tonë nuk mund të joshësh dikën apo ta favorizosh dikënd. Duhet të punojmë shumë’’, ka thënë Brestovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat