Hoxhaj: Kompromiset kanë përfunduar, të përmbyllim shtetndërtimin në këta kufij

Aktuale

Hoxhaj: Kompromiset kanë përfunduar, të përmbyllim shtetndërtimin në këta kufij

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 00:01
Enver Hoxhaj

Sipas Enver Hoxhajt të PDK-së, Kosova ka përfunduar valën e kompromiseve dhe se marrëveshjen me Serbinë duhet ta arrijë me njohje në kufijtë aktualë.

“Qeveria e re duhet ta ketë një mendim të plotë strategjik në afatet kohore dhe qëllime të kënaqshme se çka mund të arrihet, një lloj pako. E dyta, çka është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, pa përmendur nocione, duhet të largohen skenarët e këqij”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon.

“Duhet ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës në këtë territor dhe këta kufij sepse mendoj që kompromiset me të mëdha i kemi bërë gjatë administrimit të Kosovës”, ka thënë ai duke deklaruar se “vala e parë e kompromiseve ishte Rezoluta 1244, diskutimet e Vjenës dhe procesi i Brukselit”.

Sipas tij, marrëveshja duhet të shihet edhe në kontekstin evropian.

“Duhet ta shohim marrëveshjen edhe në një kontekst evropian, ajo çka përfiton Kosova dhe Serbia, nuk do të duhej të përkthehej vetëm ne terma territorial, por ajo çka përfiton Serbia është e ardhmja evropiane. Mendoj që në këtë proces mund të përfitojë Serbia me anëtarësim në BE dhe ne në OKB”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat