Bajqinovci: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, do të përmirësohen kushtet e punëtorëve të ndërtimtarisë

Aktuale

Bajqinovci: Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, do të përmirësohen kushtet e punëtorëve të ndërtimtarisë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:09
Mefail Bajqinovci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një video ka thënë se punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë, janë klasa punëtore më e diskriminuar në vend.

Bajqinovci përmend pagat e ulta të cilat shpesh vonohen, orari i stërzgjatur pa kompenzim, mungesa e kontratave për ata punëtorë si dhe rrezikshmëria e madhe në vendin e punës.

Ai premton se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, kushtet e këtyre punëtorëve do të përmirësohen si dhe do të formohen gjykata e punës e cila do të merret me këto çështje.

Mefail Bajqinovci:

Kategoria më e diskriminuar dhe e rrezikuar janë punëtorët e ndërtimtarisë,në vendin e dytë sipas sindikatëve janë kompanitë private të sigurimit si shkelës të të drejtave të punëtorëve.
Pagat e ulta, orari i stërzgjatur pa kompenzim, mungesa e kontratave si dhe rrezikshmëria e madhe në vendin e punës janë disa nga problemet e punëtorëve në sektorin e ndërtimit.
20 vjet zëri juaj
#qeveriaKurtipovjen
#mefailbajqinovci20
#LëvizjaVetëvendosje20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat