Mustafa: Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj

Aktuale

Mustafa: Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:26
Isa Mustafa

Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të enjten se Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.

“Vdekja e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, është humbje e madhe, jo vetëm për Francën, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj. Ne i jemi mirënjohës Presidentit Chirac për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës dhe besojmë se partneriteti mes Kosovës dhe Francës, i forcuar gjatë udhëheqjes së tij, do të vazhdojë të thellohet mes dy vendeve e popujve tanë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se në këto momente, ndan dhimbjen me familjen Chirak, shtetin e Francës dhe popullin mik francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat