Haradinaj: Ndarja nuk është rrezik - mundemi edhe pa njohje të Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Ndarja nuk është rrezik - mundemi edhe pa njohje të Serbisë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë sot në Prishtinë se atje ka shkuar për të qartësuar pozicionin e Kosovës.

“Ka qenë me rëndësi të jem atje. Shkova t’i qartësojmë pozicionet e Kosovës, qëndrime të qarta tashmë të njohura dhe të respektuara kundër ndarjes dhe lëvizjes me kufij”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se nuk është takuar me palën serbe, e as me presidentin Hashim Thaçi, i cili po ashtu ndodhet për vizitë në SHBA.

Kryeministri në detyrë tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vazhdon të vajtojë që nuk po ndodh ndarja e Kosovës.

Ai e quajti të gabuar logjikën e Vuçiq të pengojë Kosovën, por sipas tij presidenti serb me këtë nuk po e pengon Kosovën, por zhvillimin e Serbisë.

Po ashtu, tha se ndarja nuk është rrezik për Kosovën, dhe se Serbia vazhdon të vajtojë për ndarje.

Haradinaj tha se në fund të fundit ‘mundemi edhe pa njohje të Serbisë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat