Sali Rexhaj me pyetje publike për Vjosa Osmanin

Aktuale

Sali Rexhaj me pyetje publike për Vjosa Osmanin

Nga: A.ZH Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:30
Sali Rexhaj

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, i ka drejtuar një pyetje publike kandidates së LDK-së për kryeministre Vjosa Osmanit.

Rexhaj ka pyetur Osmanin se pse nuk e kishte votuar Demarkacionin sa ishte Isa Mustafa kryeministër, por këtë e kishte bërë kur erdhi në pushtet Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se për shkak të Osmanit personalisht dhe grupit të “saj në LDK”, Kosova ka mbetur pa liberalizim të vizave, përcjell Bota sot.

“Këtë kurrë nuk ta fali”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook.

Reagimi i Rexhajt pa ndërhyrje:

Vjose,

nje pyetje per ty:

Pse nuk e votove demarkacionin sa ishte Isa kryeminister, po e votove pasi ra Isa e erdhi Ramushi. Per shkak tuajin personalishte dhe grupit tuaj ne LDK mbetem pa liberalizim te vizave.

Kete kurre nuk ta fali. Gjeja me e madhe qe urrej ne jete eshte damagogjia dhe lufta per pushtet me te gjitha mjetet, si Hashimi e Al-Bini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat