Milaim Zeka vjen me akuza të rënda për politikanët, thotë se janë shndërruar në kampion të hajdutëve ballkanik

Aktuale

Milaim Zeka vjen me akuza të rënda për politikanët, thotë se janë shndërruar në kampion të hajdutëve ballkanik

Nga: N.Sh Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:27
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, gjatë hapjes së fushatës ka akuzuar rëndë partitë politike në Kosovës.

Zeka i ka quajtur multimilioner politikanët duke shtuar se janë shndërruar në “kampion të hajdutëve ballkanik”.

“Kjo klasë politike i ka vjedhur dokumentet e diasporës tonë, që i kanë lënë fotokopje për vazhdimin e pasaportës, të letërnjoftimit nëpër ambasadat tona, nëpër konsulatat tona dhe janë duke votuar në emrin e diasporës shqiptare”, ka thënë Zeka.

Zeka ka akuzuar edhe për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se që 20 vjet kanë rrejt që do të bashkojmë Mitrovicën dhe liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat