Haradinaj: Do t’i lë në lloç ata që dëshirojnë me nda Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Do t’i lë në lloç ata që dëshirojnë me nda Kosovën

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj

( E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se gjatë vizitës në SHBA ka qartësuar pozicionet e Kosovës kundër ndryshimit të kufijve.

Në një konferencë për media, Ramush Haradinaj ka thënë se më nuk ka rrezik për ndarje të Kosovës, veçse sipas tij, do të ketë presione për një “Dodik Republikë”, për të cilën tha se nuk do ta lejojnë.

Edhe pse kryeministër në dorëheqje, Haradinaj si gjithmonë ka dalë sot para gazetarëve për të treguar për vizitën e tij të fundit zyrtare në ShBA.

Ai ka thënë se ka qenë e rëndësishme që të flasë për pamundësinë që Kosova të adoptojë një model si Bosnja.

Sipas tij, është periudhë kur bëhen shumë komunikime, dhe zhvillimet mund të marrin drejtim të gabuar si në rastin e temës për korrigjim të kufijve, andaj sipas tij, qëndrimet duhet të qartësohen.

Haradinaj: Që një vit i kam zënë në vepër ata që deshën ta ndajnë Kosovën

“Është tepër me rëndësi, sepse tash një vit kam mund me zënë në vepër pikërisht ata që kanë qenë duke provuar të ndajnë Kosovën, kam shkuar edhe njëherë t’u tregoj që ende jemi këtu, tani edhe më të fortë besoj, sepse projektet e ndarjes, të lëvizjes së kufijve kanë dështuar, ashtu do të dështojë edhe projekti i ndonjë Dodik Republike nëse dikush merr drejtim të gabuar”, tha Haradinaj.

Haradinaj përsëriti qëndrimin e tij që taksa ndaj mallrave sere, e vendosur në nëntorin e kaluar, mund të largohet vetëm kur Beogradi zyrtar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj: Ndarja më nuk është rrezik për Kosovën

“Ndarja nuk është më rrezik për Kosovën, Serbia vazhdon të vajtojë për ndarjen, mirëpo tash do të ketë presione për një Dodik Republikë në Kosovë, duhet të jemi të qartë me kohë, e jo të shkojmë shumë vonë, pastaj të na ndodhin zhvillime që duhet kundërshtuar, sidomos mos  të kemi keqkuptime me aleatët tonë. Mendoj që kjo vizitë e ka një rëndësi të madhe, sepse jemi në kohë duke biseduar me Amerikën, Gjermaninë. Gjermania tani, edhe për shkak të BE-së, e ka rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm”, tha ai.

Haradinaj tha se ka qenë i vetëm në temën e taksës dhe ruajtjes së territorit, dhe përmendi këtu deklaratat e kundërshtarëve politikë, dikur partner qeverisës, dhe përsëriti që do t’i lë në baltë sa herë është në pyetje ndarja e Kosovës.

Haradinaj: Do t’i lë në lloç gjithmonë ata që duan ta ndajnë Kosovën

“Po thonë na ka lënë në lloç, po i kam lënë në lloç në idenë për ndarjen e Kosovës, dhe në idenë për të dorëzuar Kosovën, dhe do t’i lë në lloç sa herë që mund, edhe frymën e fundit nëse e kam do ta shfrytëzoj t’i lë në lloç ata që duan ta ndajnë Kosovën ose ta dorëzojnë. Kjo është logjikë e gabuar, duhet mbushur mend, na e ka thënë sa herë bashkësia ndërkombëtare jepni këtë, sepse është fundi, jepni, jepni, si rasti i Ahtisaarit, dhe prapë po vazhdojnë të lypin. Nëse ne i japim lehtë tani taksën ose tema të tjera, si po thonë oponentët, atëherë çka do të japim për njohje. Ky është rreziku”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë kur atje po qëndron presidenti Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, por tha se nuk ka pasur takim me asnjërin prej tyre.

Ai tha se nuk i vjen mirë që Kosova të shkojë me qëndrime të ndryshme në SHBA, ndërsa shtoi se nuk shkon askund të përkrahë ide që përfshijnë ndarjen e vendit tonë.

Haradinaj në Nju Jork është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, i ngarkuar për Ballkanin, dhe përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen.

***

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp ka folur për udhëtimin e tij në ShBA.

“Ti qartësojmë pozicionet e Kosovës. Tashmë më të njoftura dhe më të respektuara kundër lëvizjes me kufijë e ndarjes. Ka qenë me rëndësi me qenë atje meqenëse presidenti Vuçiq edhe Serbia janë jashtëzakonisht aktivë.Po ashtu ka qenë me rëndësi që Kosova mos me adoptu ndonjë model si Bosnja në të ardhmen. Ka qenë tepër e rëndësishme me qenë pasi bëhen shumë komunikimee nëse gjithë ata shkojnë pa një pikëpamje të duhur marrin drejtim të gabum është vështirë me i korrigju si rasti i mëhershëm si rasti i idesë së shkëmbimit të territoreve apo ndrrimit të kufive . Nuk ka qenë lehtë me u përball me atë ide. “

“Unë s’kam pasur takime me palen serbe. Unë nuk jam takuar as me presidentin Thaçin. Unë jam takuar me zotëri Palmer. Detajet janë çështje te takimit te punës. Para 1 viti kam mund me i nxënë ne vepër ata që kanë dashur me nda Kosovën. Kam shkuar me ju tregu se ende jemi këtu ende me te fort.”

“E para unë nuk mundem me shkuar me përkrah idenë për ndarjen e vendit tim. Kësaj here nuk kemi pasur te bëjmë për ndarje. “

“Kërkush nuk është mire të pajtohet me ide te këqija. Unë do te punoj me i kundërshtu idetë e këqija. Nuk guxojmë me hap Kosovën.”

I kam lan ne lloç idenë për me nda Kosovën. Do t’i le ne lloç ata qe dëshirojnë me nda Kosovën. I kisha apelu te gjithë qe te mos nguten te mos bëhen burra te mira e dashamir. Kosova është e mire me qene e qëndrueshme.

Politika e Kosovës në të kaluarën ka gabuar qe ka menduar qe duhet me ble njohjen me diçka te çmueshme. Nëse na duhet me u zhbë veten për shkak te njohjes, atëherë nuk na duhet ajo njohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat