Anëtarja e VV-së akuzon LDK-në: I bleu njerëzit për 10 euro që të dilnin në shesh

Aktuale

Anëtarja e VV-së akuzon LDK-në: I bleu njerëzit për 10 euro që të dilnin në shesh

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:36
Donika Gashi dhe Albin Kurti

Para një viti, poetja dhe këngëtarja Donika Gashi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje me kryetarin Albin Kurti që e prezantoi në faqen e tij duke e quajtur “qytetare prishtinase”.

Më 14 korrik, Gashi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje. Por, ky aderim vuri në pah disa qëndrime tepër problematike të saj.

Ndër to, ishte edhe ai për komunitetin LGBTI, të cilët i konsideronte të sëmurë dhe “shkije” në referencë me komunitetin serb në vend.

Image

Por, kësaj here Gashi ka shkruar për tubimin e mbrëmshëm hapës të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], e për të cilën ka lëshuar akuza të rënda.

Ajo ka implikuar haptas se LDK-ja ka paguar me nga 10 euro njerëzit që t’i bashkohen në tubim.

Ky është statusi i plotë i znj.Gashi në Facebook:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat