Haradinaj tregon pse e refuzoi kërkesën e Palmer për heqjen e taksës

Aktuale

Haradinaj tregon pse e refuzoi kërkesën e Palmer për heqjen e taksës

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Mattheë Palmer, i dërguar i posaçëm të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar të hiqet taksa me Serbinë për të vazhduar dialogu, por se nuk mendon që duhet hequr vetëm për të vazhduar dialogu.

Haradinaj, ka treguar se si është bërë puna që u takua me Palmer.

Ai ka thënë se takimi u organizua nga Ambasada e SHBA në Kosovë dhe Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Në konsultë me Ambasadën e SHBA-së këtu dhe Departamentit të Shtetit është propozu mundësia e takimit me zotin e Palmer. Ka qenë direkt kërkesa e tij që të mundësohet vazhdimi i dialogut. E kemi elaboru në tanësi procesin e dialogut”, tha ai.

Haradinaj e ka vlerësuar si nder takimin me Palmer. Ai ka thënë se takimi i është organizuar në Konsulatën e Kosovës në Nju Njork.

“Kishte protokol të mirëfilltë”, tha ai.

Sipas Haradinajt, Palmer ka shprehur qëndrimin se dialogu është i nevojshëm dhe se taks nuk guxon të jetë pengesë për vazhdimin e dialogut. Megjithatë, Haradinaj ka thënë se që Kosova duhet me mbajt taksën.

“Jam pro dialogut pa kushte, aty me u dakordu me një kornizë marrëveshje për njohje reciproke me kufijtë ekzistues dhe aty me u caktu një kornizë kohor për të caktuar pastaj një ceremoni nënshkrimi. Unë mendoj që Kosova duhet me mbajt taksën, pasi nëse e heqim herët kjo e humb vlerën dhe Serbia do të provojë të kërkojë diçka tjetër dhe ne çka kemi tjetër për të dhënë”, tha ai.

Sipas Haradinajt, që nga koha e marrëveshjes kornizë deri te ceremonia e nënshkrimit, do të duhej të hiqet taksa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat