Vjosa Osmani sot në Suharekë, Dragash dhe Prizren

Aktuale

Vjosa Osmani sot në Suharekë, Dragash dhe Prizren

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:57
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani sot në ditën e tretë të fushatës do të vizitojë tri komuna, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi drejtuar për media u bë e ditur se Osmani do të qëndrojë në Suharekë, ku do të mbahet tubim prej orës 15:00.

Pas Suharekës, Osmani do të shkojë në Dragash ku tubimi do të mbahet në ora 17:00.

Ndërsa, tubimi i fundit, do të mbahet në Prizren me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat