Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka dhënë se një nga padrejtësitë më të mëdha që u bëhet të sapo-diplomuarve që e synojnë një vend pune në institucionet shtetërore është kushti për të pasur përvojë të punës dy apo tre vjet, e që këtë barrierë e ka përjetuar edhe vetë ai, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky kriter duhet të hiqet menjëherë dhe për këtë do të angazhohet si deputet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Një ndër padrejtësitë më të mëdha që u bëhet të sapo-diplomuarve që e synojnë një vend pune në institucionet shtetërore është kushti për të pasur përvojë të punës dy apo tre vjet. Këtë barrierë e kam përjetuar edhe vetë.
Ky kriter duhet të hiqet menjëherë sepse në vend që t’i bllokojmë të sapo-diplomuarit tanë, ne duhet t’u krijojmë atyre të gjitha mundësitë për të japur kontributin e tyre profesional në shtetin e vet. Do të angazhohem që ai kriter të hiqet sa më parë - kjo do jetë detyra ime e parë si deputet.
Të rinjtë për të rinjtë ?.
Beso:
në LDK 134 ✔️
në Vjosën 01 ✔️
në Ilir F. Feratin 55 ✔️