Latifi: PDK e LDK në kurriz të qytetarëve, nuk e votuan buxhetin

Aktuale

Latifi: PDK e LDK në kurriz të qytetarëve, nuk e votuan buxhetin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:31
Smajl Latifi

Kryetari i komunës së Rahovec, Smajl Latifi ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në, të cilat sipas tij, në kurriz të qytetarëve e sidomos bujqve të Rahovecit, për qëllime të qarta politike, nuk e votuan buxhetin për vitin 2020, duke kërkuar që buxheti nga 1 milion euro, të tkurret për 460.000 euro dhe të mos ketë përkrahje direkte për fermerë në serra, stalla, ferma dhe mekanizma bujqësor.

Latifi ka siguruar se përveçse ky buxhet, me shifra rekorde për bujqësi, do të kalojë, pasi do të marrin edhe përgjigjen e duhur nga qytetarët.

“S’ka individ e as parti që do e ndalojë zhvillimin e bujqësisë dhe projektet e rëndësishme për Rahovecin”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat