Krasniqi: Lajmi i rremë, dëshmon frikën e partive ndaj rritjes së pandalshme të PDK-së

Aktuale

Krasniqi: Lajmi i rremë, dëshmon frikën e partive ndaj rritjes së pandalshme të PDK-së

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:56
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përgënjeshtruar lajmin e rremë për marrëveshje ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Krasniqi ka thënë se nuk u bëjnë përshtypje përpjekjet dëshpëruese të atyre që me kësi taktikash të ulëta, si pasojë e ballafaqimit të tyre me mbështetjen në rritje për PDK-në, po mundohen ta ndalin këtë rritje duke manipuluar publikun.

“Është një lajm i rremë i atyre që e dinë se PDK-ja është në pozicion më të mirë zgjedhor dhe tashmë ju ka mbetur vetëm edhe kjo formë jo fer, madje edhe ligjërisht e dënueshme, si përpjekje për të na luftuar. Ne e kemi qytetarin në fokus, jo partitë politike, prandaj edhe nuk na bëjnë përshtypje përpjekjet dëshpëruese apo kampanjat negative të atyre ndaj nesh. Këto taktika të ulëta vijnë si pasojë e ballafaqimit të tyre me entuziazmin dhe mbështetjen e madhe të qytetarëve për PDK-në, prandaj edhe mundohen ta ndalin këtë rritje tonën duke manipuluar publikun”, ka thënë Krasniqi për mediat vendore.

Në media dhe në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi në të cilën thuhet se PDK-ja dhe Vetëvendosja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat