Kurti nga Rahoveci premton mbështetje të mëdha për prodhuesit vendor

Aktuale

Kurti nga Rahoveci premton mbështetje të mëdha për prodhuesit vendor

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:02
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Rahovecit, nga ku kërkoi që të votohet partia që udhëheqë ai me qëllim që koalicioni PAN të shkojë në pakthim.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Kosovës i erdhi dita të shpëtojë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Kurti premtoi se në qeverinë e udhëhequr nga ai, fermeri do mbrohet e do subvencionohet edhe me fondin prej 600 milionë euro.

Kurti: Erdhi dita ta ndalim lluksin dhe ta luftojmë korrupsionin

"Dita për fermerin e Rahovecit që ta ketë mbrojtjen dhe kujdesin shtetit tashmë erdhi, ne do ta mbrojmë grantin e katër qeverisës për komunat në vlerë prej 600 milionë eurosh që të rrisim prodhimin vendor të zëvendësojmë importin dhe të rrisim eksportin. Këto qeveritë që kemi pasur deri tani e kanë kursyer buxhetin për ekonomitë prodhuese dhe e kanë shpërdorur atë për llukse qeveritare, por erdhi dita që ta ndalim lluksin të luftojmë korrupsionin dhe të rrisim buxhetin", u shpreh Kurti.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti premtoi ulje të tatimeve e bizneseve prodhuese, si dhe përkrahje për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

Pretendenti për kryeministër të ardhshëm të Kosovës premtoi 160 milionë euro investim në sistemin arsimor.

Kurti: Ne do ta heqim tatimin për fitim deri në 300 euro

"Ne do ta heqim tatimin për fitim deri në 300 euro sepse askush nuk duhet të paguaj tatim për të mbijetuar. Familjet që kanë mbetur prapa në këtë ekonomi që nuk punëson dhe nuk prodhon, ne do i  mbështesim dhe shtesat për fëmijë, me punësim sezonal për një anëtar të familjes dhe me rimbursim vjetor prej 150 euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare", tha ai.

Kurti duke iu referuar slloganit të tyre "Erdhi Dita", tha se erdhi dita të punohet për shtetin e së drejtës, që lufton monopolin dhe pasurinë e paligjshme.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se më 6 tetorit do kthehet shpresa për ndryshim në rend dhe respektin të ligjit, pasi sipas tij, me udhëheqjen e shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje do krijohen institucione të afta të sigurisë.

Selimi tha se me Kurti në krye të shtetit, Policia e Kosovës do gëzojë benifitet që i takojnë dhe bëhet polici e dashur për popullin e tmerr për kriminelin.

Derisa tha se si qeveri do përkrahin me 100 milionë euro për çdo vit ushtrinë e Kosovës me qëllim që ajo të forcohet dhe të mbrojë integritetin territorial të Kosovës.

Selimi: VV funksionalizimin e ushtrisë do ta bëjë për 4 vite

"Lëvizja Vetëvendosje do e ndihmoj dhe zhvilloj ushtrinë e Kosovës dhe këtë zhvillim do e bëjë jo me 10-15 vite qysh shpresojnë të tjerët, por funksionalizimin e ushtrisë do e bëjë për katër vite... Për ushtrinë e Kosovës qeveria Kurti do ndaj jo me pak se 100 milionë euro për secilin vit. Dhe kjo do e bëjë ushtrinë e Kosovës funksionale dhe operacionale", theksoi ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për deputet nga qytet i Rahovecit, Visar Korenica tha se qytetarët më 6 tetor do të ndëshkojnë ata që abuzuan dhe e vodhën shtetin e Kosovës.

Sipas tij, me Qeverinë Kurti buxhetin e shtetit do orientohet kah rinia dhe ulja e papunësisë.

Korenica: Do të ndëshkohen abuzuesit

"Më 6 tetor edhe në Rahovec sikundër në gjithë Kosovën së bashku do t'i ndëshkojmë abuzuesit, okigarkët, mujsharët dhe dilenjgjinjët që punën ëm të mirë që kanë ditur ta bëjnë ndonjëherë në jetën e tyre është ta vjedhin shtetin , të vjedhin në shtëpitë e tyre", tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat