“Marrëveshja PDK-LVV”, acaron raportet LDK-LVV

Aktuale

“Marrëveshja PDK-LVV”, acaron raportet LDK-LVV

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:20
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Sot gjatë ditës u publikua në media një dokument fake news, ku u paraqitke një marrëveshje në mes LVV-së dhe PDK-së për koalicionin pas zgjedhor.

Për këtë, kanë reaguar të dy partitë politike, duke e cilësuar si të pavërtetë.

E i zëshëm për këtë dokument të shfaqur është edhe Gazmend Islami, kandidat për deputet i LVV-së.

Islami akuzon LDK-në, për këtë propagandë, duke shtuar se LDK-ja e dinë që karriera e Vjosa Osmanit po shkatërrohet, andaj përmes propagandave po mundohen që t’i marrin votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë postimi i plotë:

Ne e dimë që PDK-ja vazhdimisht merret me këto propaganda, mirëpo kjo propagandë e ligë është kryekput e LDK-së, të cilët e kanë nuhatur humbjen e tyre të madhe.

Ata e dinë që karriera e Vjosa Osmanit po shkatërrohet dhe përmes këtyre propagandave po mundohen që t'i marrin votat e Vetëvendosjes, mirëpo kjo është e pamundur sepse qytetari me logjikë të shëndoshë, e ka ndarë mendjen që Vetëvendosja është e vetmja që mund ta shpëtojë shtetin nga hajnat klasikë të PDK-së dhe atyre "akademikë" të LDK-së.

Mos u frikësoni, qeveria KURTI do t'iu bëj mirë edhe juve, rrini të qetë.

#Vetëvendosje #GazmendIslami86 #erdhidita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat