“Isa Mustafa, ankth e tmerr i përhershëm për Kadri Veselin”

Aktuale

“Isa Mustafa, ankth e tmerr i përhershëm për Kadri Veselin”

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:19
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, pasi ky i fundit ka adresuar kritika ndaj dy partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur dy liderët e tyre bartës të koalicionit të korrupsionit.

Lidhur me këtë, Gecaj në përgjigjen e tij ka thënë se Isa Mustafa duket se do të mbetet ankth e tmerr i përhershëm për Kadri Veselin.

Sipas Gecajt, pa marrë parasysh se kush udhëheqë tash apo në të ardhmen me listën e LDK-së, për Veselin, Mustafa do të jetë i njëjtë - ankth e tmerr.

Image
Bajram Gecaj

“Isa Mustafa duket se do të mbetet ankth e tmerr i përhershëm për Kadri Veselin, pa marrë parasysh se kush udhëheqë tash apo në të ardhmen me listën e LDK-së!”, ka shkruar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat