Kuçi i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me LDK-në

Aktuale

Kuçi i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me LDK-në

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:13
Hajredin Kuçi

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi, ka folur rreth zgjedhjeve në vend mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike.

Kuçi në emision tha se ajo parti e cila mendon të bëjë ndonjë marrëveshje politike me Serbinë pa PDK dhe LDK, sipas tij kanë probleme serioze në mendimin politik.

Ndryshe ai tha se partia e tij do të bëj koalicion me atë që do ti bie mirë Kosovës.

“Disave në skenën politike me ja heq Thaçin, ja heq PDK nga fjalori, me i pyet se cila është oferta e juaj nuk dinë sepse  ata e kanë kriju karrierën politike mbi këta emra. Nuk është që kemi shumë dallime në vitë me qeverisjen në vend me partitë tjera. Ne kemi kur e kemi marrë pushtetin e kemi marrë me vota dhe kemi  fituar  i kemi marrur të tjerët në koalicion,  në përjashtim të vitit 2001-2004, që ka qenë koalicion i gjera, nuk po themë që marojmë për ta, ne nuk bëjmë politikë me inati. Do ta bëjmë koalicion që i bjen mirë Kosovës. Veprimet jo legale nuk do nuk di ti institucionalizojmë. Çdo marrëveshje eventuale që mendon ta bëjë dikush pa këto dy parti politike mendoj që ka problem serioze në mendim politikë”, tha Kuçi në Interaktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat