Muhaxhiri: Presioni ndërkombëtar për koalicion LDK-PDK mund të bëjë që Vjosa Osmani të tërhiqet

Aktuale

Muhaxhiri: Presioni ndërkombëtar për koalicion LDK-PDK mund të bëjë që Vjosa Osmani të tërhiqet

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 00:11
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se në debatet e partive politike pjesën dërmuese po flitet për të shkuarën.

“Nëpër debate që janë platforma më e përshtatshme për t’i prezantuar qëndrimet nuk po bisedohet për të ardhmen. E pamë me të gjitha partitë se rreth 70-80 përqind të kohës merren me të kaluarën dhe vetëm 20 % me të ardhmen. Rrallë ndodhë që një lider ta ketë një premtim”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri ka thënë në Analiza Zgjedhore se kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani mund ta ketë një plan B për krijimin e Qeverisë me mbi 80 numra.

“Osmani gjithë atitudën e saj publike e ka krijuar duke kundërshtuar PDK-në dhe Hashim Thaçin. Simpatinë e votuesve të LDK-së e ka fituar me këtë qasje. Gjithë kapitali i saj politik është krijuar duke kundërshtuar PDK-në dhe Thaçin”.

“Tani ajo është në pozitë krejt tjetër. Nuk besoj që do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare për krijimin e një qeverie pa 80 vota. E dyta është, mendoj se zonja Osmani mund ta ketë një plan B”.

“Pasi është e re në moshë e sheh vetën në politikë për një dekadë ose dy. Ajo mund ta ketë planin B që nëse ndodhë imponimi i madh i ndërkombëtarëve – edhe nëse i fiton zgjedhjet dhe presioni bëhet i madh që të bëhet një koalicion ku është edhe PDK që të arrihet 80 votëshi. Ekziston mundësia që zonja Osmani të tërhiqet nga kërkesa për t’u bërë Kryeministre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat