Gashi: VV-ja i vetmi subjekt pa parime, Kurti njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes

Aktuale

Gashi: VV-ja i vetmi subjekt pa parime, Kurti njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 00:18
Kujtim Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se Vetëvendosja është i vetmi subjekt që nuk ka parime, dhe Kurti është lider vetëm i opozitës. Madje Gashi tha për Kurtin se ky i fundit e njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes.

“Vetëvendosja të gjitha komunat i ka në katrahurë, korrupsion dhe hajni në të tri komunat”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu për Vetëvendosjen tha se është i vetmi subjekt që nuk ka fare parime.

“Vetëvendosja në fakt është i vetmi subjekt që nuk ka fare parime”, është shprehur Gashi.

Ndërsa për kreun e VV’së tha se është lider i mirë vetëm në opozitë sepse nuk quhet lider ai që nuk mund ta mbajë partinë e tij të bashkuar.

“Kurti është lider i mirë i opozitës. Megjithatë nuk është lider ai që nuk mund ta mbajë partinë e bashkuar”, ka thënë Gashi.

E sistemin e qeverisjes së Kurtit, Gashi mendon se kreu i VV’së njeh vetëm sistemin komunist.

“Kurti e njeh vetëm sistemin komunist të qeverisjes”, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat