Dhurata Hoxha: Angazhohem për gjasa dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe rininë

Aktuale

Dhurata Hoxha: Angazhohem për gjasa dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe rininë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:27
Dhurata Hoxha

Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, gjatë pjesëmarrjes në dy takime elektorale në Prishtinë, me kandidatët tjerë të listës së PDK-së, ka bërë paraqitjen e prioriteteve të saj, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave.

Zonja Hoxha, ka theksuar po ashtu se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim”.

Pas takimit elektoral në “Bregun e diellit”, Dhurata Hoxha, ka shkruar në rrjetin social: Në “Bregun e diellit”, me aktivistët e PDK-së dhe qytetarët diskutuam për të ardhmen, me prioritetet tona, kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave. Gratë dhe rinia me gjasa të barabarta, do të jetë vlerë e re, mundësi e re e shtetit tonë. Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!

Ndërsa pas takimit me elektoratin dhe qytetarët e Veternikut, zonja Hoxha ka theksuar se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim.

Dhurata Hoxha, në fund ka ftuar gratë të bëhen pjesë e fitores, më 6 tetor, duke votuar PDK-në, Z. Veselin dhe numrin 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat