Në Deçan po shkyhen dhe hudhën për toke posteret e Albin Kurtit dhe Zekë Sinanjt..!?

Aktuale

Në Deçan po shkyhen dhe hudhën për toke posteret e Albin Kurtit dhe Zekë Sinanjt..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:35
Shkyerja e posterave të liderit të LVV-je, Albin Kurtit dhe kandidatit për deputet nga LVV-je z. Zekë Sinanaj në Deçan

Zgjedhjet janë rasti më demokratik kur populli, pra sovrani i zgjedh përfaqësuesit e vetë politik në organin më të lartë shtetëror dhe legjislativ, siç është Kuvendi. Kjo e drejtë kushtetuese është e pacenueshme, siç është edhe fushata zyrtare pjesë legjitime e garës për postin e deputetit përmes metodave të përcaktuara me ligj.

Këtë të drejtë kushtetuese këto ditë po e shfrytëzojnë qindra kandidatë nga 25 subjektet politike, garuese gjatë fushatës zgjedhore e cila po mbahet këto ditë anë mbanë Kosovës, ku kandidatët për deputet po prezantojnë programet e tyre në tubime të përditshme elektorale, duke afirmuar personalitetin e vet përmes pankartave, postereve dhe tubimeve me votuesit.

Mirëpo, mos toleranca, konkurrenca e ashpër, frika për humbje, nënçmimi i oponentëve politik si dhe shprehja e inateve të tyre përmes formave vandale, duke shkatërruar dhe hudhur për toke posterat e kandidatëve kundërshtarë, siç ndodhi në Deçan para dy ditëve me largimin dhe dëmtimin e posterit të liderit të LVV-je, z. Albin Kurtit, dhe mbrëmë me posterin e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik, z. Zekë Sinanaj, flet qartë për mungesën e kulturës politike, dhe jo vetëm, siç dëshmon se individë dhe njerëz pa ndërgjegje kombëtare, ende nuk e kanë kuptuar se Kosova është vend demokratik me sistem politik pluralist dhe parlamentar, ku secili individ ka të drejtë të konkurrojë në zgjedhje, të zgjedh përfaqësuesit e vetë në Kuvend si dhe të jetë i zgjedhur, po qese garon dhe i fiton votat..!?

Lëvizja “VETËVENDOSJE” si subjekti më i votuar në zgjedhjet e vitit 2017, dhe si garuese në zgjedhjet parlamentare që do mbahen me 6 tetor 2019, pra pas një jave, nuk guxon nga askush të atakohet, fyhet dhe as të etiketohet me lloj-lloj shpifjesh, trillimeve, gënjeshtrave, sidomos ndaj liderit të saj, z. Albin Kurti, duke bërë përpjekje për ta njollosur figurën e tij politike dhe kombëtare. Ani pse sipas sondazheve dhe vlerësimeve të fundit vendore dhe disa ndërkombëtare, Albin Kurti po prinë dukshëm para kandidatëve tjerë për postin e kryeministrit.

Fryma e urrejtjes, mos durimit dhe e akuzave të rrejshme ndaj tij dhe LVV-je, sidomos bartësit dhe nxitësit e tyre, nuk mund ta ndalë fitoren e LVV-je, prandaj akterët e këtyre vandaleve duhet të zbulohen dhe dënohen sipas ligjit, me qëllim që sovrani të lihet i qetë që në mënyrë plotësisht të lirë, pa imponime dhe ndikime nga jashtë, t’ua dhuron votën e vetë atyre kandidatëve dhe partive që mendojnë se janë më të mirët..!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat