Albin Kurti ndërron benë në Llap

Aktuale

Albin Kurti ndërron benë në Llap

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 21:15
Albin Kurti

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim në Podujevë.

Kurti veproi pak a shumë ngjashëm si njëherë më parë kur ishte në Podujevë. Ai bëri be sërish, veçse tash pak më ndryshe.

Më pas ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e dërgon partinë e Kadri Veselit në opozitë.

Kurti edhe ne zgjedhjet e fundit lokale pati praktikuar betimin në Zot në vizitën e tij në qytetin e Podujevës.

“Pasha Kuranin e pasha musafin kemi me fitu në Podujevë”, pati thënë Kurti atëherë.

Megjithatë, Ajet Potera i VV-së kishte humbur me një rezultat bindshëm më të ulët nga Agim Veliu i LDK-së në zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat