Shala: Jam ministri i parë që kam arritur të mbajë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Aktuale

Shala: Jam ministri i parë që kam arritur të mbajë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 21:53
Endrit Shala

Kandidati i NISMA-s për deputet, Endrit Shala, ka thënë se të tjerët kanë provuar të marrin masa mbrojtëse ndaj Serbisë por nuk kanë mundur t’i mbajnë.

Shala, në “Debat Plus”, ka thënë se është ministri i para që ka mbajtur taksën dhe reciprocitetin deri sa ka qenë e nevojshme.

“Edhe në të kaluarën ka pasur masa reciprociteti, por nuk janë mbajtur derisa janë arritur rezultatet ashtu si me masat që kam marrë unë si ministër në raport me Maqedoninë e veriut”.

Ministri në detyrë i Tregtisë ka thënë se tarifa ka qenë si masë mbrojtëse pas fushatave nga Serbia dhe Bosnja.

“Tarifa ka qenë vendim i marrë me unitet nga anëtarët e koalicionit qeverisës, ndërsa e kam propozuar unë”.

Kandidati i NISMA-s për deputet, thotë se edhe para futjes në koalicion në bllokun PAN, kjo parti ka pasur në plan program të vendos masa mbrojtëse ndaj produkteve të Kosovës.

Ai thotë se këto masa mbrojtëse janë të përfshira edhe në programin aktual me të cilin NISMA Socialdemokrate garon në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat