Memli Krasniqi: Raportet me Amerikën të dëmtuara, kush thotë ndryshe – rrenë

Aktuale

Memli Krasniqi: Raportet me Amerikën të dëmtuara, kush thotë ndryshe – rrenë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:21
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi nga PDK-ja, duke folur për taksën, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të dëmtuara.

Madje, ai ka deklaruar se kushdo që thotë ndryshe nuk po e thotë të vërtetën.

“Ne jemi një shtet europian dhe krejt fokusi i perspektivës së ardhshme të Kosovës duhet me qenë integrimi në familjen europiane. Poashtu ne e dimë që pa raporte të fuqishme dhe stabile me SHBA-të, Kosova nuk mund të ketë sukses, bile edhe si komb shqiptar kurrë nuk kemi pasë sukses pa e pasë mbështetjen e SHBA-ve”.

“Sot raportet tona me SHBA-të janë të dëmtuara, kush thotë ndryshe – rrenë. Krejt e dinë në politikë. Raportet e Kosovës me Amerikën janë të dëmtuara për shkak të sjelljes së kësaj qeverie”.

Krasniqi e ka përmendur edhe vizitën e fundit të kryeministrit në largim Ramush Haradinajt në Amerikë duke thënë se kjo tregon më së miri se si janë raportet e Kosovës me këtë shtet.

“Ne sapo e patëm kryeministrin në Amerikë, kë e ka takuar që ka qëndruar tri ditë? E ka takuar vetëm Matthew Palmer që tashmë është njeriu që është përfaqësues i Amerikës dhe Shtëpisë së Bardhë këtu”.

“Por, ne nuk jemi më në kohën kur jemi takuar me Sekretarin e Shtetit dhe as me zëvendësit e Sekretarit të Shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat