Haxhi Avdyli: Do të rrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore ndërsa do të ulim shpenzimet për qytetarët

Aktuale

Haxhi Avdyli: Do të rrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore ndërsa do të ulim shpenzimet për qytetarët

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:59
Haxhi Avdyli

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka prezantuar sonte programin e saj qeverisës në DebatPernime.

Osmani ka prezantuar planin e saj për politikë të jashtme, në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë. Si rrjedhojë Osmani ka thënë se arsimi dhe shëndetësia pritet të jenë dy shtyllat kryesore në të cilat edhe do të investojnë.

Lidhur me planin në sektorin e shëndetësisë ka folur më në detale, Haxhi Avdyli, si ekspert i kësaj fushe, e i cili njëherit është kandidat për deputet në zgjedhjet e 5 tetorit.
Avdyli ka thënë se në investimet që do të bëhen në sektorin e shëndetësisë, në njërën anë do të rriten shërbimet profesionale, ndërsa në anën tjetër do të krijohen lehtësira për qytetarët si në shërbime e poashtu edhe në shpenzime.

“Ka dy qëllime, jo vetëm cilësinë e rritjes së shërbimeve shëndetësore, por edhe kursimin e qytetarëve tanë nga barra e shpenzimeve që i bëjnë nga xhepi”, ka thënë Avdyli.

Poashtu Avdyli ka thënë se Kosova është vendi që më së paku ndahen mjete për kokë banori sa i përket shëndetësisë, andaj me ardhjen e LDK-së në pushtet dhe nën udhëheqjen e qeverisë nga Vjosa Osmani, shëndetësia do të marr një mbështetje e cila do t’i paraprijë proceseve tjera të ndërlidhura, më saktësisht fillimin e sigurimeve shëndetësore. Avdyli, ndryshe e ka quajtur si injeksion mbështetjen preliminare të sektorit të shëndetësisë, si një mundësi që e arrin kompletimin e investimeve të nevojshme që mundësojnë fillimin e procesit të sigurimit shëndetësor.

“Me anë të këtij injeksioni qeveritar, ne do ta krijojmë një sistem shëndetësor komplementar, që pastaj me fillimin e sigurimeve shëndetësore, ky sistem shëndetësor të jetë i aftë që të ofrojë shërbime shëndetësore cilësore dhe, qytetari që paguan sigurimet shëndetësore të jetë i kënaqur me këto shërbime që i afrohen”, ka thënë Avdyli.

Si rrjedhojë Avdyli në DebatPernime ka thënë se do të bëjnë rritjen e grantit specifik për shëndetësinë primare apo mjekësinë familjare, ndërsa do të investojnë deri në 50 milion euro vetëm në vitin e parë në ngritjen e kapaciteteve diagnostike, aparaturave dhe mjeteve tjera që ndihmojnë në shërbime të mira për qytetarët.

Madje, Avdyli pos investimeve të shumta disa milionëshe në shëndetësi, ai ka thënë se LDK-ja do ta de-politizoj shëndetësinë, me qëllim që qytetarëve të Kosovës t’i ofrohet shërbimi sa më i mirë shëndetësor, profesional dhe i merituar. De-politizimi i sektorit të shëndetësisë sipas Avdylit do t’i jep një shans meritokracisë, e së bashku me këtë edhe një riorganizimi të sektorit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat