Paçarizi: Bastionet e partive politike janë të lidhura me trashëgiminë e luftës

Aktuale

Paçarizi: Bastionet e partive politike janë të lidhura me trashëgiminë e luftës

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 23:49
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se bastionet e partive politike janë të lidhura me trashëgiminë e luftës.

Ai kështu ka thënë në emisionin Analiza Zgjedhore, duke shtuar se zonat që kanë qenë të përfshira në luftë u takojnë partive që kanë dalë nga lufta. Ndërsa zonat që nuk kanë qenë në luftë i kanë takuar LDK-së.

“Nga ajo që thanë subjektet politike po shihet po u flasin militantëve të tyre dhe nuk po bëjnë shumë përpjekje të tyre të marrin pjesë të tjera të elektoratit. Nga ajo që u pa sot, LDK sërish ishte me një paraqitje dukshëm më mirë se tjerat, pavarësisht se ishte në Deçan, salla ishte e mbushur plotë”.

“Bastionet janë të lidhura me trashëgiminë e luftës. Zonat që kanë qenë të përfshira në luftë u takojnë partive që kanë dalë nga lufta”.

“Ndërsa zonat që nuk kanë qenë në luftë i kanë takuar LDK-së. Në zonën e llapit ka ndodhur diçka tjetër sepse nuk ka pasur dallim të madh ndërmjet UÇK-së dhe LDK-së sepse kanë qenë shumë të përfshirë”.

“Prandaj atje ka vazhduar që të jetë bastion i LDK-së ndonëse VV ka filluar të fitojë elektorat atje. Në zgjedhjet e kaluara VV-ja për herë të parë ka arritur të shkojë në balotazh me LDK-në, gjë që ka qenë vështire e imagjinueshme”.

“Pastaj këto bastione filluan të ndryshojnë me formimin e partive rajonale si AAK dhe Nisma.

“Partia që i ka meritat më të mëdha për çarjen e bastioneve është VV-ja. Hyrja e VV-së në skenën politike i ka çartur bastionet politike. Hyri VV dhe shkojë në balotazh me LDK-në. Ishte Prizreni ku depërtoi VV. Ajo filloi të depërtojë gjithandej – nuk ka arritur të depërtojë në Dukagjin dhe Drenicë sa duhet”.

“Nëse ndalemi tek partitë veç e veç – për shembull AAK-ja nuk e udhëheqë qytetin e Pejës, por ka vota më shumë elektorat atje. LDK në atë zonë rrezikohet vetëm nga AAK-ja. Kjo parti ka shumë vota në Rahovec, Suharekë dhe Obiliq”.

“Këtë depërtim e ka bërë përmes njerëzve që janë të dëshmuar si shumë punëtorë dhe që e njohin terrenin. AAK sado që është e koncentruar në Deçan, ajo po e bënë një shtrire interesantë nëpër disa zona të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat