Zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve po sulmohen vazhdimisht – edhe në prani të Policisë

Aktuale

Zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve po sulmohen vazhdimisht – edhe në prani të Policisë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Pronari i një traktori e përmbysi atë qëllimisht në një përrua, për t’i shpëtuar konfiskimit të drunjve, që sipas inspektorëve të agjencisë së pyjeve po i bartte ilegalisht.

Për ngjarjen që ndodhi në Novobërdë, policia, në raportin e saj 24 orësh, thotë se i dyshuari është arrestuar pasi i rrezikoi zyrtarët e APK-së.

“Fsh. Zebincë, Novobërdë 26.09.2019-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur atë në një përrua,duke i kishte rrezikuar kështu zyrtarët e APK-së. I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur t’ia konfiskonin një sasi të drurëve të ngarkuar në rimorkion e traktorit, të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në raportin e Policisë së Kosovës.

Por, kryeinspektori i kësaj agjencie, Besim Zogu, thotë se në fshatin Zebnice pati edhe të shtëna me armë ndaj inspektorëve.

Zogu thotë se ky nuk sulmi i vetëm për zyrtarët e APK-së. Sulmet e tilla thotë se janë shtuar muajt e fundit, kur ka nisur prerja ilegale e drunjve.

Ai ka akuzuar edhe policinë, e cila në një rast në Vushtrri nuk kishte arritur t’i mbrojë zyrtarët e këtij agjencioni.

Përveç Novobërdës e Vushtrrisë, inspektorët thonë se u sulmuan edhe në fshatin Keqekollë. Ata thonë se do të vazhdojnë me aksione kundër prerjes ilegale të drunjve, edhe në javët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat