Dita e pestë e fushatës zgjedhore

Aktuale

Dita e pestë e fushatës zgjedhore

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Sot në Kosovë vazhdon dita e pestë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Fushata e nisur pesë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Agjendat e subjekteve politike:

Fushata zgjedhore:

Kryetari i PEK-së, Milaim Zeka së bashku me kandidatët për deputetë vizitojnë fshatrat Abri, Murgë, Plluzhinë dhe Likovc. (Nga ora 10:00)

LDK mban konventën e arsimit. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë. (Sheshi afër Kalasë së qytetit, ora 14:00)

LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Restoran “Hajdini”, ora 15:30)

LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Mitrovicës. (Sheshi “Mehë Uka”, ora 17:00)

LDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ora 19:00)

Koalicioni AAK-PSD mban konferencë. (Zyra qendrore e AAK-së, ora 12:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Palestra "Better Life", ora 16:30)   

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Therandës. (Gjimnazi "Jeta e Re", ora 13:00)

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës "Tahir Sinani", ora 17:00)

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës. (Salla e sporteve "Valon Begolli", ora 17:00)

Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Klinës. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:00)

Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës. (Hotel “Pashtriku”, ora 18:00)   

Nisma mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës. (Restaurant “Univers”, ora 19:00

Partia FJALA hap fushatën zgjedhore në Prizren. (Shadërvan, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat