Këto janë qytetet ku Vetëvendosja mban sot fushatën

Aktuale

Këto janë qytetet ku Vetëvendosja mban sot fushatën

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:05
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubime të ndryshime me qytetarët si pjesë e fushatës së saj zgjedhore.

Vetëvendosja, fillimisht do të jetë e pranishme në qytetin e Suharekës. Tubimi me qytetarët e kësaj komune do të mbahet brenda ambienteve të Gjimnazit “Jeta e Re”.

Pas këtij tubimi, Vetëvendosja do të mbajë takim me qytetarët e komunës me shumicë serbe, pra Shtërpcës. Ky tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.

Pas takimit në Shtërpcë, Vetëvendosje do të mbajë dy tubime tjera në orën 17:00.

Njëri tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së Lipjanit ndërsa tjetri në Pejë, ku pritet edhe të merr pjesë Albin Kurti. Tubimi i Pejës do të mbahet në sallën e sporteve “Valon Begolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat