Reagon vëllai i Kolonel Krasniqit, demanton keq PDK-në për familjen Zhilivoda dhe Krasniqi

Aktuale

Reagon vëllai i Kolonel Krasniqit, demanton keq PDK-në për familjen Zhilivoda dhe Krasniqi

Nga: A.ZH Më: 29 shtator 2019 Në ora: 13:02
Behxhet Krasniqi

Behxhet Krasniqi, vëllai i ish Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, ka reaguar pas lajmit se në PDK kanë aderuar familjet e heroit Aziz Zhilivodës dhe Aziz Krasniqit.

Behxhet Krasniqi, ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në PDK ka aderuar vetëm Azizi, por jo edhe ndonjë pjesëtarë tjetër i këtyre dy familjeve, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka theksuar se PDK po mundohet që në kohë fushate, të mashtrojë elektoratin se gjoja janë të preferuar nga familjet e mëdha.

Postimi i Behxhet Krasniqit:

Sqarim:

Me rastin e aderimit te Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda ne PDK.

Njoftojm opinjonin se Azizi ne kete parti ka aderue fikalli vetem dhe se ne ket aderim nuk i eshte bashkangjit asnje pjestar tjeter i familes se Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit.

Portalet dhe disa mjete te informimit,per ket rast kan plasue genjeshtra dhe gjysem te verteta,vetem sa per klikime dhe shikushmeri...!

Ne po jetojm ne nje kohe krizash, ekonomike dhe morale.

Prandaj nuk perjashtohen edhe raste te tilla,qe nganjeher jan befasuese dhe te pa pritura per opinjonin ne Kosove.
Me ket rast,po dihet qe PDKs po i duhen bllofe te tilla,ne kohe fushatash zgjedhore,me u mundue me i joshe njerzit me lloj premtimesh me te vetmin qellim,sa me e mashtrue elektoratin e tyre,gjeja se jan te mire dhe te preferuar edhe nga familet e medha...!

Azizi,tashme eshte i moshes madhore,andaj ne nuk pretendojm me i ba presion,as me ja ndalue aderimin ne akcilin formacion politik.

Ai e din vet,pse dhe si ka perfundue ne PDK.

Urojm ta ket shendetin,dhe te jet i vetedishem per secilin hap qe e qet tash e tutje,si i veshur me petkun politik.

Ps;kete shkrim sqarues e bera pasi u konsulltova me rrethin e gjer familjar...

Behxhet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat