LDK-ja premton se drejtësia do të realizohet

Aktuale

LDK-ja premton se drejtësia do të realizohet

Nga: Mejreme Azemi Më: 29 shtator 2019 Në ora: 14:54
Veprimtari e Ambasadori i Pavarësisë i ndjerë, Gani Azemi, duke berë fushatë për LDK-në në Prishtinë në fillim të vitëve 2000

Veprimtari e Ambasadori i Pavarësisë i ndjerë, GANI AZEMI, duke berë fushatë për LDK-në në Prishtinë në fillim të vitëve 2000, për një Kosovë plotësisht të pavarur dhe sovrane në kufijtë e saj historikë. Për një Kosovë demokratike shembullore, e prosperuar dhe e respektuar në skenën ndërkombetare.

Duke premtuar sot zbardhjen e vrasjeve të heronjve të pavarësisë së Kosovës, LDK-ja premton se drejtësia do të realizohet. Dhe, të gjithë e dimë se nuk ka demokraci pa drejtësi.

Duke përmendur heroijntë të luftes intelektuale, diplomatike e mediatike si Presidenti i parë i Kosoves Ibrahim Rugova dhe ambasadori i parë i historisë së Kosoves, Gani Azemi, dhe bashkëveprimtarët të tyre, LDK-ja premton se vlerat e tyre janë edhe të saja dhe se do të mundohet sa më shumë të realizojë ëndrrën e tyre.

Presidenti Ibrahim Rugova dhe ambasadori i pavarësisë në Bruksel Gani Azemi ishin gjeni të diplomacisë.

Studentët e drejtësisë e diplomacisë në të gjitha universitetet e botës mësojnë se Kosova është vendi i parë dhe i vetëm - jo anëtar i NATO-së - në të cilin NATO ka ndërhyrë për të shpëtuar një popull (shqiptarët) nga gjenocidi.

Studiuesit e së drejtësisë ndërkombëtare në të gjithë botën po studiojnë se si Kosova arriti të fitoje pavarësinë.

Por në Kosovë, ka njerëz që janë të befasuar kur vazhdohet të flitet për "këta njerëz të vdekur"! E mahnitshme.

Sa herë në historinë dramatike e shqiptarizmit, shqiptarët luftuan si luanë por nuk morën asgjë në tryezën diplomatike?
Sikur shqiponja ka dy krahë, edhe lufta për pavarësinë e kosovës u zhvillua në dy fronte: fronti ushtarak dhe fronti diplomatik.

Prandaj është një detyre historike të nderojmë këta personalitete, të bëjmë të njohur punën e tyre dhe të frymëzohemi nga këta heronj shembullorë në aksionin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat