Profesori universitar Imer Rusinovci, tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ishte kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Një prej ekspertëve më të mirë bujqësor në vendin tonë, ish-kandidati i AAK-së për deputet, profesori Imer Rusinovci, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Imer!
Bashkë do ta zhvillojmë bujqësinë. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. #PDK112”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli.