Deçani, Gjakova e Juniku i ofron mbështetje kandidates së LDK-së Marigona Gecit

Aktuale

Deçani, Gjakova e Juniku i ofron mbështetje kandidates së LDK-së Marigona Gecit

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:06
Marigona Geci

Familja e madhe e veprimtarit të madh Dash Gola nga Gjakova dhe familjet më të mëdha nga Juniku e Deçani, dje ishin në mbështetje edhe të Marigona Gecit.

Dash Gola, cili edhe mori fjalën në tubimin e madh në Gjakovë dhe u prit me avacione të mëdha kur tha: “Ju lutem juve grave të Kosovës të lindni sa më shumë djem e vajza, Ai i dha mbështetje të madhe edhe Marigona Gecit.

Me këtë rast , Baca Dash i thotë Marigonës: do të mbështesim moj bijë sa të kemi mundësi.

Kemi dy arsye për të të mbështetur ty, i tha Baca Marigonës:

– Ti moj bijë ke gjak të familjes më të madhe në Kosovë, familjes së Bajraktarit të Llaushës dhe ke baba luftëtarin e madh Gani Gecin.

– Ti e ke emrin e madh – Marigonë dhe ne besojmë, se nuk na korit as emrin , nuk e korit as babën, por as familjen tënde.

Vlen të përmendim, se Marigona Geci gjithashtu po merrë mbështetje të veçantë edhe nga familjet tjera të njohura nga të gjitha komunat e Kosovës.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat