Nipi i Ahmet Krasniqit kaloi në PDK, reagon Gani Geci

Aktuale

Nipi i Ahmet Krasniqit kaloi në PDK, reagon Gani Geci

Nga: N.H Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:32
Gani Geci

Lajmi se në PDK kanë aderuar familjet e heroit Aziz Zhilivodës dhe Aziz Krasniqit, kanë nxitur reagime të shumta, e sidomos nga krahu i LDK-së.

Pas reagim të të vëllait të kolonelit, i cili tha se në PDK ka aderuar vetëm Azizi, por jo edhe ndonjë pjesëtarë tjetër i këtyre dy familjeve.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar edhe ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci. Ai përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se nuk merret ministri i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Nuk merret ministri i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës nga Aziz Zhilivoda. Zoti e Bekoftë familjen e Ahmet Krasniqit”, ka shkruar shkurt Gani Geci.

Pra, kujtojmë se ky reagim i tij erdhi pasi PDK njoftoi se Familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për kryeministër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat