Drekoci i Shtërpcës me qeverinë Kurti për bashkim e barazi

Aktuale

Drekoci i Shtërpcës me qeverinë Kurti për bashkim e barazi

Nga: N.H Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:49
Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim në Drekoc të Shtërpcës në kuadër të fushatës elektorale.

Ja shkrimi:

Fshati Drekoc i Shtërpcës mes bukurisë e të gjitha të mirave nga natyra priti në tubim kandidatët tonë fitues. Tashmë, qytetarët janë të bashkuar e të qartë se ku ndahen e drejta dhe e padrejta, barazia e pabarazia, zhvillimi e mjerimi.

Aktivisti i kahmotshëm i çeshtjes kombëtare e kandidati, Emrush Xhemajli, përmendi organizimin e përbashkët të banorëve të Shtërpcës nga komuniteti shqiptar e serb për të ndaluar ndërtimin e HEC-it në këtë zonë. “Siç e kemi ndaluar shkatërrimin e Lepencit do ta ndalojmë edhe shkatërrimin e Kosovës”, tha kandidati Xhemajli.

Shtërpcën duan ta lënë pa ujë, pa ujitje e pa rritjen e mjedrave e bujqësisë. Lepencin duan ta fusin në gypa e ta privatizojnë, t’ua thajnë tokat e vyera bujqësore e t’ua shterin natyrën përreth. Mirëpo, Kosova nuk është mjeruar nga një qeveri, por ndër vite. Kandidatja Shqipe Metaj Isufi u shpreh se, “jemi populli më i varfër në Europë me politikanët më të pasur. Në një vend ku vjedh qeveria nuk ka të ardhme rinia. Lëvizja nuk mund të fitojë pa mbështetjen masive të rinisë dhe rinia nuk mund të vazhdojë të qendrojë e jetojë në Kosovë pa fitoren e Lëvizjes", tha ajo.

Kandidati Xhelal Sveçla përshkruajti sesi Kosova i ka të gjitha burimet e nevojshme natyrore e vullnetin qytetar për t’u zhvilluar. Asaj i mungon vetëm një qeveri e cila ia kanalizon vullnetin e burimet. “Deri tani pushtetarët e kanë fituar luftën me punëtorët. Ata vazhdojnë të jenë në pushtet, ndërsa punëtorët punojnë në mërgim”, shpjegoi aktivisti i orëve të para Sveçla, duke shtuar se duam të ngremë një pushtet punëtor që nuk e shet dhe e shkatërron Kosovën.

Ndërsa kandidati Dimal Basha tha se me ardhjen tonë në pushtet krejt të këqijat i merr lumi. Për kandidatin Basha Lëvizja i ka idetë, dijen, guxim e dëshirën dhe se sagjë nuk na kanos e nuk na ndal.

Kandidati Glauk Konjufca shpjegoi se së pari Lëvizja VETËVENDOSJE! në vendin tonë do të sjellë atë që populli jonë nuk e ka parë kurrë, dhe kjo është drejtësia. "Me një gjyqësi të paanshme, të guximshme, të mirëfinancuar e profesionale, milionat e buxhetit të Kosovës do të mblidhen dhe investohen e jo të vidhen", tha Konjufca.

Ish kryetari i grupit tonë parlamentar dhe aktivisti shembullor u zotua se sipërmarrjes më së pari Lëvizja do t’i bëhet krah duke i hequr haraçin nga hajnat, duke mbrojtur me ligj prodhimin vendor, duke i lehtësuar qasjen në para përmes bankës zhvillimore dhe duke mbështetur ekonominë prodhuese.

Në fund të fjalës Kandidati jonë Glauk Konjufca bëri me dije se vetëm prej shtesave të fëmijeve dhe prej rimbursimit të familjeve me pak të ardhura, familjeve do t’u duket në fund të vitit sikur marrin jo 12 rroga, por 14 rroga.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat