Besa Luzha takohet me të rinjët e Gjakovës - iu tregon për projektet e planifikuara për këtë komunë

Aktuale

Besa Luzha takohet me të rinjët e Gjakovës - iu tregon për projektet e planifikuara për këtë komunë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:36
Besa Luzha

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha, ka thënë se është ndjerë mirë sot në komunën e Gjakovës gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e qytetit.

“Ndonëse i lënë anash nga qeveritë e kaluara, udhëheqja aktuale e Ardian Gjinit po dëshmon se këtij qyteti i është kthyer vëmendja e duhur. Projekte të rëndësishme janë planifikuar për Gjakovën me rrethinë. Zona ekonomike amerikane, aeroporti i Gjakovës, autostrada e Dukagjinit e shumë projekte të tjera”, ka shtuar Luzha.

Ajo është takuar me komunitetin e muzikës dhe më pas i janë kumtuar vendimet e kryetarit të komuëns, Ardian Gjini, për investimin rreth 17 mijë euro për klimatizimin në Shkollën e Muzikës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për instrumentistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat