Vjosa Osmani: Ua jap besën se Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbeten në Kosovë

Aktuale

Vjosa Osmani: Ua jap besën se Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbeten në Kosovë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 19:01
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, është betuar sot para qytetarëve të Mitrovicës se me të si kryeministre, Mitrovica dhe veriu jo vetëm që do të mbeten brenda territorit të Kosovës, por do të jenë edhe më e zhvilluara.

Sipas saj, derisa çdo cep tjetër i Kosovës mund të flas për liri, në Mitrovicë akoma ekziston plaga e hapur, andaj kërkoi votën e mitrovicasve në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo plagë.

Vjosa: Mitrovica jo vetëm se do të jetë pjesë e Kosovës dhe gjithë veriu i Kosovës do të mbetet brenda

“Askush më mirë se ju mitrovicas të dashur nuk e din që me mua si kryeministre asnjë centimetër i territorit nuk do ti shkoj askujt…Prandaj edhe sot ua jap fjalën, ua jap besën time, se Mitrovica jo vetëm se do të jetë pjesë e Kosovës dhe gjithë veriu i Kosovës do të mbetet brenda, por do të jetë një veri, një Mitrovicë, e zhvilluar, sepse mjaft më Mitrovica është lënë në haresë. Ka ardhur koha që kryeministrja dhe qeveria e vendit t’i kthej sytë nga Mitrovica, dhe Mitrovicës t’i  kthehet nami i zhvillimit dhe shkëlqimi që e kishte dikur”, ka thënë Osmani.

Ajo, duke përkujtuar se veriu i Kosovës do të ishte harruar sot, sikur presidenti Rugova të mos e kishte thënë në vitin 1992 se asnjë pëllëmbë të saj nuk e jep, tha se ky amanet i shenjtë do të mbahet dhe do të çohet deri në fund.

Osmani foli edhe për programin ekonomik special për Mitrovicën, për të cilin potencoi se vetëm LDK-ja e kupton drejtë këtë zhvillim ekonomik.

Osmani: Ne nuk shtrojmë asfalt nëpër arat tona

“Ju e dini se unë jam e vetmja që e kam planin special zhvillimor për Mitrovicën dhe ju e dini se vetëm një parti e kupton drejtë se zhvillimi ekonomik, punësimi, duke vënë familjen si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik, duke investuar në arsim e shëndetësi, e jo duke shtruar asfalt nëpër arat e veta, është LDK-ja”, theksoi Osmani.

Ajo shtoi se partia të cilën e përfaqëson, përveç se është lidhja e vetme me qytetarin, është edhe e vetmja mundësi që do t’i hap dyert Kosovës nëpër botë dhe do ta shpërthej izolimin.

Sipas saj, LDK-ja me fitoren e saj do ta çlirojë Kosovën nga krimi e korrupsioni dhe nga ata që nuk menduan kurrë për interes të qytetarëve.

Lutfi Haziri, nënkryetar I LDK-së, tha se në Kosovë po ndodhë mrekullia, sepse zonja e shtëpisë po bëhet zonjë e shtetit.

Ai ka hequr dilemat se në qytetin e Mitrovicës ekziston një ambient i vështirë politik, meqë Mitrovica ka dy kandidatë për kryeministër, duke thënë se Vjosa do të bëhet kryeministre, ndërsa tjetri do të shkoj në opozitë.

Haziri: Vjosa kryeministre, ndërsa ai tjetri në opozitë 

“Disa thonë se Mitrovica e ka të vështirë ambientin politik, sepse i kemi dy kandidatë të Mitrovicës, se njerëzit mund të ndahen.  Por nuk është e vërtetë. Ju kam thënë të gjithëve, është e vërtetë se Mitrovica ka me i pas dy emra, por Vjosa kryeministre, ndërsa ai tjetri në opozitë”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se me fitoren e madhe të LDK-së, 6 tetori do të kthejë historinë e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari I LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka garantuar se me qeverisjen e LDK-së, shqiptarët e shpërngulur nga veriu do të kthehen në pronat e tyre, si dhe do të rindërtohet xhamia e Ibrit.

Kamberi: Ne ju garantojmë se shtëpitë e juaja atje do të rindërtohen

“Shumë nga ju akoma e vuani shpërnguljen nga veriu në jug, akoma nuk keni shtëpi. Ne ju garantojmë se shtëpitë e juaja atje do të rindërtohen, ju do të ktheheni në pronat tuaja, e si simbolikë të rikthimit të shtetit në veri, do ta rindërtojmë xhaminë buzë urës së Ibrit”, theksoi Kamberi.

Në fund u prezantuan kandidatët e kësaj partie nga Mitrovica, për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. 

Vjosa Osmani: Mitrovica ka vendosur kush do të jetë kryeministrja e Kosovës

Gjatë një tubimi masiv në Mitrovicë, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të dielën se përkrahja qytetare që po merr projekti i saj qeverisës në gjithë Kosovës dhe prezenca e kaq shumë përkrahësve në Mitrovicë është dëshmia më e mirë se kush do të jetë kryeministrja e re e Kosovës.

“Prezenca juaj kaq e madhe tregon se Mitrovica ka vendosur kush do të jetë kryeministrja e Kosovës. Me përkrahjen e tuaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës unë do ta udhëheqë me nderë dhe përkushtim qeverinë e re”, tha Osmani.

Ajo tha se Mitrovica ka përjetuar më shumë se çdokush tjetër në Kosovë. “Në Mitrovicë e kemi plagën e hapur. Do të kërkojnë besimin tuaj për ta mbyllur plagën e Mitrovicës. Unë do ta udhëheqë një qeveri me Mitrovicën dhe veriun e saj të pandashëm. Unë nuk do të ikë nga përgjegjësitë për ta mbrojtur Mitrovicë dhe veriun e vendit në bisedime”, pohoi Osmani.

Ajo tha se idetë ruso-serbe për ndarje e Kosovës dhe logjika e tregtarëve të territoreve do të marrin fund me fitoren e LDK-së. “Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbetet brenda territorit të shtetit tonë. Një veri dhe Mitrovicë e zhvilluar. Mjaftë më Mitrovica është lënë në harresë. Mitrovicës do t’i kthehet nami dhe shkëlqimi që kishte dikur”, tha para përkrahësve të saj, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre.

Ajo iu ka përkujtuar qytetarëve të Mitrovicës se kush ishin ata që iu dolën mbi urën e Ibrit dhe i penguan që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa sot po garojnë për kryeministër.

“Ata po kërkojnë votën tuaj për ta ndarë veriun dhe Mitrovicën. Vetëm LDK-ja e mban Kosovën dhe Mitrovicën e bashkuar në gjithë kufijtë e saj”, pohoi Osmani.

Sipas saj, këto zgjedhje janë referendum kundër krimit e korrupsionit, sepse ata që vijnë me parulla kundër korrupsionit, i njohim mirë mitrovicasit dhe i njohim gjatë.

Osmani i paralajmëroi qytetarët për konkurset mashtruese në Trepçë dhe ndërmarrje tjera, të cilat kanë për qëllim që të manipulojnë vullnetin e qytetarëve.

Osmani: Mitrovica ka përjetuar më shumë se çdokush tjetër në Kosovë, ende e kemi plagën e hapur

“Por asnjë mitrovicas dhe qytetar tjetër i Kosovës nuk e shet fatin e fëmijëve të tij”, ka thënë Osmani.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pushtetarët e deridjeshëm kanë rrënuar çdo urë bashkëpunimi dhe të tillët nuk do të tolerohen pas 6 tetorit.

“Mitrovica është e vërtetë që i ka dy kandidatura për kryeministër. Por tashmë dihet se Vjosa do të jetë kryeministre, e ai tjetri do të përfundojë në opozitë. Do të jetë një opozitë e vogël dhe do të qëndroj gjatë aty”, ka thënë Haziri.

Gjatë këtij tubimi elektoral ka folur edhe kryetari i Degës së LDK-së, Safet Kamberi, i cili ka thënë se Mitrovica nuk i duron më padrejtësitë.

“Këtyre ditëve keni parë shumë konkurse nëpër ndërmarrjet e kapura nga pushteti të cilat shfrytëzohen jo për zhvillim ekonomik por për rrënim. Kanë hapur konkurse në Trepçë, në Universitet, në KEK e kudo tjetër.  Këta mashtrues nuk po lënë mjet pa përdor për të mbajtur pushtetin. E kanë të kotë sepse ky popull nuk i duron më. Pas 6 tetorit njerëzit e dijshëm dhe të pastër do të jenë në qeveri, ndërsa hajnat e matrapazët do të shkojnë në burg”, ka thënë Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat